Page 142 - Demo
P. 142
Ai i keni të tre ju vashat?8- Po, të tre t’martuem jenae të tre vashat i kena; Na difto pra çka me bâ,si me e ngrehun ket kala!”- “N’daçi drejt ju me punue,Të diellën mos punoni;Lidhni besë e lidhni fe, në konak mos bisedoni,vashavet mos u kallëzoni! Nesër nadje,9 t’zbardhmen drita,cilla vash’ t’ju bjerë bukën, at muronte n’mur t’kalasë. E at’her’ keni me pa,se kalaja vend ka zanë. Vaj!10 Ai ma i madhi vlla, Çarti besë e çarti fe,në konak e bisedoi,vashës s’vet edhe i kallëzoi. Ashtu bani i dyti vlla: harroi kshillën, që i pat vu, Shejti i gjallë qi i kish dëftue,Çarti besë e çarti fe,në konak e bisedoi,vashës s’vet edhe i kallëzoi. Por ai ma i vogli vlla,ma i vogli e ma i miri, mbajti besë e mbajti fe,në konak s’e bisedoi,vashës s’vet, nuk i kallëzoi.Çohen n’nadje herët-o; gurët po copëtohen-e,zemrat-o po rrahin-e! Thrret nana gjelinat-e:11- Gjelinë, e madhja gjelinë, ustallarët duen bukë, duen buk’ e duen ujë! - “Besa, nanë, atje s’po vete, se kam ndjehun sot e ligë.” 12- “Gjelinë, e dyta gjelinë, ustallarët duen bukë, duen bukë, e duen ujë,Duen kungullin me venë.”- “Besa, nan’, atje s’po vete,sot do t’shkoj n’gjini13 e shkreta”. - “Gjelinë, e treta gjelinë!”14- “Lepe nan’ e zoja nanë”15, - “Ustallarët duen bukë, 5 Elementet që përbëjnë legjendën tonë të murimit, motivet, struktura e saj etj., ndryshojnë nga një variant në tjetrin. Disa variante të fusin menjëherë në atmosferën e trishtuar të legjendës, ndërsa variante të tjera i drejtohen objektit të ndërtimit, i cili bëhet shkak i kësaj ngjarjeje të trishtuar: Urë, moj e zeza urë,Kemi tre vjet që punojmë,Dot në këmbë s’të qëndrojmë!6 Flijimin njerëzor në këngët tona e këshillon një person i ndryshëm: një plak, një zog, një shenjt i gjallë ose nëna, te grekët kryengjëlli, te rumunët u vjen mjeshtërve si porosi në ëndërr. Gjithsesi, gjithmonë është diçka që përfaqëson traditën, porosinë qiellore për zakonin e murosjes. 7 më vjen keq.8 nuse, gratë në shtëpi.9 mëngjes, agim.10mjerë (pasthirrmë që tregon hidhërim të thellë).11 gratë, nuset.12 sot jam gdhirë (ndihem) e sëmurë.13 njerëzit e familjes së nuses.14 Variantet tona paraqesin tri kunata: në Jug janë kurdoherë pa emra. Në Veri quhen nuse, reja, gjelina; në një variant quhen Gjelinë, Gjinë, Vidë. Edhe në këngët e Ballkanit, gratë nuk kanë emra, me përjashtim të disa varianteve rumune ku gruaja që murohet quhet Kaplea dhe të disa varianteve bullgare, në të cilat quhet Tutorka.15 Urdhëro nënë, e zonja, nënë!Legjenda e murimit është e përhapur në të gjithë Shqipërinë. Në Shqipërinë veriperëndimore këndohet për murimin në kala (në kalanë e Shkodrës, Drishtit, Elbasanit, Turrës); në Shqipërinë lindore këndohet për murimin në urë (të Fshâjt, të Skiles, të Qystendilit, të Nartës etj.); në Lin të Pogradecit për murimin në kishë; në Dardhë e në Sinicë të Korçës, për kala e urë së bashku. Në Dibër, legjenda është për urën e Dhelprës, në Kosovë për Urën e Shenjtit, në Myzeqe, për një kala që ndodhej në kufi të Divjakës me Kavajën etj.140

