Page 143 - Demo
P. 143


                                    duen buk’ e duen ujë,Duen kungullin me venë.”- “Besa, nan’, atje po vete, por kam djalin t’vogël-o”.- “Nis e shko, gjelina eme,se ne djalin ta shikojmëe s’e lamë të vajtojnë.”Mori buk’ e mori ujë,mori kungullin me venëra teposht’ nëpër Kazenë,16iu afrue murit t’kalasë. Çekiçët po ndalen-e,zemrat-o s’po rrahin-e,fytyrat po teren-e.17Kur e pa i shoqi i saj,tret çekiç e lëshon bela.“Ç’bela ke, o shoqi em,Ç’bela i lëshon murit t’kalasë?”- “Kenka ken rrezik për ty,na në mur-o me të shti!”- Shëndosh ju, o kuneti!18Nji amanet po ju lâ: Kur në mur-o t’më muroni,syn e djatht’ t’ma leni jashtë, dorn e djatht’ t’ma leni jashtë, kambn e djatht’ t’ma leni jashtë, gjin’ e djatht’ t’ma leni jashtë, se kam lan djalin të vogël,19e kur t’nisi djali gjamin,20me njan’ sy ta shikjoj, me njan’ dor ta lëmoj, me njan’ kambë ta lurtoj,21me njan’ gji ta nërgoj,22Gjini im u nguroftë23e kalaja u forcoftë!24Djali i em e gëzoftë,25U baftë krajl e n’te luftoftë!”Këngë legjendare, 1955, f. 5-816 Emër i një lagjeje të vjetër të Shkodrës, në të djathtë të Bunës. 17 u ikën gjaku, u zverdhën.18 në vend të numrit shumës kunetër.19 Kënga merr tone elegjiake, sepse ajo i këndon sakrificës së gruas dhe nuk bën himnizimin e veprimit. Kjo duket në disa momente: vëllezërit edhe pse e dinin zakonin e flijimit, e fillojnë ndërtimin pa bërë sakrificë; dy vëllezërit e parë u tregojnë grave; vëllai i vogël, që simbolizon njeriun e drejtë, e mban premtimin dhe nuk i tregon nuses së tij; kundërshtimi që bën nusja për t’u flijuar; toni mallëngjyes i këngës etj. Motivi qendror i ndërtimit rrethohet me episode që krijojnë efekte të forta dramatike, si lidhja e besës midis vëllezërve dhe thyerja e saj nga të mëdhenjtë, murimi i gruas së re që lë foshnjën jetim, dashuria e saj për fëmijën etj.20 gjëmën, këtu: të qarët, vajtimin.21 përkëdhel, përkund.22 ta mëkoj, t’i jap gji, ta ushqej.23 u bëftë gur.24 Situata dhe atmosfera dramatike të krijuara nga tragjedia e nuses së re, sakrifica dhe dashuria për djalin e saj, pabesia e dy vëllezërve të tjerë që u zbulojnë të fshehtën grave të tyre lënë një mbresë të thellë. Kënga i kundërvihet zakonit të egër të sakrificës njerëzore, diferencimit brenda familjes që i bëhet më të voglit, pabesisë së vëllezërve të mëdhenj. 25 Personazhi më i dashur dhe më i plotë i legjendës është kunata e tretë, nusja e vëllait të vogël, e cila është nënë me foshnjë në gji, e re, e padjallëzuar, e gatshme për t’i vënë gjoksin çdo pune të shtëpisë. Edhe pse ka djalin në duar, ajo s’ia bën dysh fjalën vjehrrës, ndryshe nga qëndrimi djallëzor i dy kunatave të tjera, ajo merr bukën dhe verën e shkon tek ustallarët. Biseda e saj me vjehrrën, porosia që u bën kunatave për djalin, fjalët që i drejton të birit kur i ngjitet pas, shkurt, çdo gjest e fjalë e saj krijojnë një skenë prekëse. Fundi tragjik i kësaj nëne fatkeqe krijoi besëtytninë e rrjedhjes së përhershme të qumështit nga gjiri i gruas së murosur. Në shumë vende, gratë që nuk kanë gji shkojnë me ceremoni rituale në kala a ura ku ka ndonjë lagështirë a pikon ujë dhe njomen me të për t’u ardhur qumështi që u mungon. Personazhet shqiptare të këngëve janë njerëz të zakonshëm, ndërsa në këngët serbe janë personazhe historike: vëllezërit Vukashin, Ugljesha e Gojko, të cilët kanë jetuar në gjysmën e dytë të shek. XIV (Vukashini si sundimtar i Prizrenit, Shkupit e Prilepit dhe Ugljesha, dhespot i krahinave më në jug). Këngët rumune flasin për kryemjeshtrin Manol, ndërsa ato të Transilvanisë, për kryemjeshtrin Kelemen.141
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147