Page 144 - Demo
P. 144


                                     “Puna e marë, mre ostallarë!1”“Puna jonë mos u paftë!Godit dit’e e shemu natë.”“Pa nëgjoni llafen e plakut!Ju ta lidhni besa-besë: Kush të vi nesër për drekë, Ju ta shtini të gjallë në dhetë.”“Ngreu ti, moj nusja e parë, T’i çosh bukën ostallarvet!”“Nji punë tjetër ti ma thuej,Këte punë mos ma thuej.”“Ngrehu ti, moj nusja e dytë,T’i çosh bukën ostallarvet!”“Un s’un vi se më qan çuni.”“Qaft’e plastë aj klysh majmuni!Ngreu ti, moj nusja e tretë,T’ja çosh ti a t’ja çoj vetë?”“Peqej nanë, peqej, po shkoj,Se â turp e namuz për ne,Tri nuse në dert-eAsnjana mos nëgjojë.”“Bukën, qyqja, ç’e narkova,Udhën mallë seç e mora,Mun ke ura1 e shkarkova.”“Puna e marë, o ostallarë.”“Marë paç ti, moj kunatë!”“Ç’ke, ore imzot qi qan?”“Më ka humb myhyri i gishtit.2”“Ti myhyrin n’ven e ve,Mjera un se qesh e re!M’qafë më paç, o burri im,Qi më le djalin3 jetim!Jetim qesh’ e jetim lashë, Oj medet e oj medet,O moj dhe, mos më tret!O i shkretë, o mur qagjir4,Oj medet se po m’kullojnë gjitë!O i shkretë, o themel muri, O medet se po m’qan çuni!Mezarxhi5, ju qi do m’shtini,Nji penxhere ke kryet t’ma lini,T’i ap sisë ati jetimi!6 (Elbasan)Këngë legjendare, 1955, f. 15-16Murimi në urë: “Puna e marë, mre ustallarë”1.Disa variante të Elbasanit këndojnë murimin në urë, disa të tjera murimin në kala (në kalanë që rrethon lagjen e vjetër të qytetit).2 Motivin e unazës, me të cilin gënjehet gruaja për të zbritur në themel të urës, e gjejmë në tërë variantet e Jugut. Ky motiv është i përhapur edhe në variantet bullgare, greke e arumune.3 Në disa nga variantet tona djali quhet Miri, Stathi, Kostandin, Nikollaq, Dhimitraq etj. Në këngët serbe Ivan, te rumunët Kostandin. Shumë nga këngët greke s’e përmendin emrin fare. 4qan/kullon gjiri (nga ku do të kullojë gjiri).5ushtallarë. 6Në shumë raste, nusja hyn pa kundërshtuar në themelin e ndërtimit; vetëm në variantin e Elbasanit dhe të Korçës, ajo kundërshton dhe detyrohen ta gënjejnë për unazën që i ka rënë burrit poshtë.142
                                
   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148