Page 145 - Demo
P. 145


                                    Murimi në kishë: “Qënkshin tre vëllezër”Qënkshin tre vëllezër,Zënkshin të ndërtojnë një kishë.Ditën nis, natën prish.“Puna mbarë, o djemt e mi!”“Mirëserdhe, o baba ynë!Ku u gjind e mbara jonë?Ditën nis e natën prish.”“Bir, në qofshi tre me besë,Nuseve të mos u rrëfeni.Kush t’ju vi nesër me drekë,Ta shtini në themelt.”I madhi doli pa besë.I mesmi doli pa besë.“Shko nuse e vogël të çosh drekë!”Vajti nusja të çojë drekë,I shoqi ra përmbys.“O lala, o im kunat,Ç’ka imzot që ra përmbys?”“I ra myhyri në pust.”“Unë kam nëntë vëllezër,Të nënt’ ja lajnë me flori.”“Mjera ti, moj vashë e re,Q’u bërë për kët dhe.”“O lala, o im kunat,Lashë bukët tyke pjekur,Lashë ftinë tyke tundur,Lashë djalin më shëmjegull.”“Bukët piqen, haen vetë,Ftiri tundet e do t’haetEdhe djali tundet e do t’rritet.Mjera ti, moj vashë e re,Q’u bërë për kët dhe!”“O lala, o im kunat,Të tërë të më shtiesh brenda,Veç dy sisët t’m’i lëshë jasht.Të m’vi djali të m’pi sisë!”(Lin, Pogradec)Këngë legjendare, 1955, f. 18-19Nga variantet e botuara dhe të pabotuara të legjendës së murimit, ky është i vetmi rast që flet për kishë. Rapsodja Marina Krate e lokalizon ngjarjen mbi një kishë të vjetër, që ka qenë dikur në rrethinat e katundit Lin të Pogradecit.Motivet e legjendës së murimit në Shqipëri kanë shtrirje gjeografike të njëjtë me legjendat e murimit në vendet ballkanike.Në veriperëndim të gadishullit (popujt e ish-Jugosllavisë) haset motivi i kalasë (kalaja e Shkodrës); në jug të gadishullit në Greqi, Maqedoni e Bullgari, ai i urës (Ura e Artës, e Strumës); në Rumani, motivi i murimit në manastir (në manastirin e Argëshit).143
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149