Page 146 - Demo
P. 146


                                    Kuptojmë tekstin1. Në qendër të këngëve legjendare të murosjes është riti i flijimit. Tregoni shkurtimisht si realizohet ky rit dhe cili është funksioni i tij.2. Në cilën vepër letrare dokumentohet legjenda e murimit? Autori: ______________________ Vepra: ______________________________3. Në këngët tona legjendare dëshmohet murimi në objekte/vende të ndryshme. Cilat janë këto objekte/vende?___________________ ___________________ _______________________4. Për çfarë flitet në tri këngët legjendare të dhëna në tekst? Tregoni shkurtimisht skemën strukturore të këtyre këngëve.Skema strukturore e këngëve legjendare të murimitNë kala Në urë Në kishëAnalizë përmes shembujve 5. Në variantet e dhëna në tekst flitet për murimin në kala, kishë, urë. Lexojini me tonin e duhur tri këngët legjendare, duke u ndarë në grupe dhe role.6. Identifikoni mjetet stilistike të përdorura në vargjet e mëposhtme. I ra njegulla Bunës, ndejt tri ditë e ndejt tri net;a) Shpjego simbolikën e mjegullës.b) Përse autori thekson: ndejt tri ditë e ndejt tri net?c) Ç’rol merr përdorimi i emrit Buna?7. Portretizoni me detaje nga teksti personazhet që murosen. Çfarë i detyron ato të pranojnë flijimin/murimin?8. Analizoni variantet e dhëna në tekst për nga:formula hyrëse;mjedisi/sfondi;zhvillimet para murimit;roli i udhëzuesit të kryerjes së ritit;arsyet e murimit;vendi ku realizohet murimi;mënyra si realizohet murimi;personazhet;veçoritë e gjuhës;figuracioni;trajtat e ligjërimit.Reflektim dhe vlerësim dijesh9. Cila është simbolika e personazheve në secilin variant?10. Çfarë vlerash mbartin sot këngët legjendare? Shpjegoni se si na ndihmojnë ato të marrim informacion mbi:mënyrën e organizimit shoqëror të kohës së këngës;vlerat morale të kohës;marrëdhëniet disaplanëshe mes njerëzve;mendësinë e kohës.Detyrë 1. Po sot, a kryhet riti i murimit si dikur? Me çfarë është zëvendësuar ai? Pyesni të afërmit tuaj mbi qëllimin e tij. Krahasoni informacionet dhe dalloni ngjashmëritë dhe të veçantat mes tyre.S T U D I M T E K S T I 144
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150