Page 147 - Demo
P. 147
LEGJENDAT DHEKËNGËT LEGJENDARE Këngët legjendare të rinjohjes së burrit me gruanAga Ymeri1 na u martue,Sall nji natë mâ s’ndej me grue:Kanë ardhë letrat për me shkue,Për me shkue n’ at zezë ushtri, Për me shkue e mos me ardhë, Për me mbetë nana pa djalë, Për me mbetë gjoku pa zot, Për me mbetë sarajet shkret. “Lamtumirë, o nanë e babë!Lamtumirë, shokë e kumbarë!Lamtumirë, ti vasha ime!A m’ep besë, vashë, sa po m’pret?” “Unë po t’pres-o për nandë ditë.” “T’u thaftë goja, shka po flet?Se s’kam rrugë veç për nandë ditë,Por kam rrugë-o për nandë vjet.”“Eh! nandë vjet, tha, unë të pritshaE fat vedit mosi qitsha.”Atherë Aga u nis me shkue, Vrap po shkon e tym po çon,Vetë u xu, gjoku i mbet vra. Ç’po shkon Aga n’at robni, Mirë tuj hangar e tu pi, Mirë tuj kndue me çifteli2, Motivi i rinjohjes së burrit me gruan ka disa variante këngësh që kanë si tituj emrat e protagonistëve: Ymer Aga, Imer Agua, Ago Imeri, Ymer Agai, Kostandini i Vogëlith, Aga Ymeri etj. Këto këngë ngrenë lart besnikërinë e gruas ndaj burrit dhe të jetës bashkëshortore në përgjithësi. Arbëreshët e Italisë e këndojnë “Kostandini i vogëlith” nëpër dasma, duke hedhur valle rreth çiftit të ri. Në folklorin tonë kemi disa variante të këngës: ajo arbëreshe me veshje të krishterë dhe variantet shqiptare që këndohen në Shqipëri me veshje të islamizuar. Tri ditë pas martesës, Kostandini i Vogëlith shkon në ushtri te Perandori (Zoti i Madh ose Regji i Napolit), ndërsa Ymer Aga shkon në ushtri rregullisht te Mbreti. Ymer Aga kthehet në vendlindje pas nëntë ose shtatë vjetësh, për shkak të një ëndrre që sheh ose nga një lajm që i sjellin shokët, atje ku ndodhet në mërgim. Kur kthehet në vendin e tij, e njohin të gjithë që është një rob i zënë. Ai takohet me krushqit udhës dhe, si merr më parë lejen e tyre, i afrohet nuses që ta pyesë për fatin e saj të parë. Më në fund, gruaja e kupton nga një shenjë që sheh në ballë ose në llërë, se i huaji është vetë Ymer Aga.Aga Ymeri1 Legjenda e Aga Ymerit është shumë e përhapur. Nga të dhënat që jep kënga, toponimet Ulqini dhe Spanja, skena e udhëtimit nëpër det etj., të bëjnë të mendosh se heroi i këngës, Ymer Aga mund të ketë qenë një ulqinak i zënë rob ndër betejat detare që u zhvilluan gjatë shek. XVI e XVII në Mesdhe, midis turqve dhe mbretërve spanjollë të kohës. Mbase ishte luftëtar i rënë rob në duart e spanjollëve në luftën e Lepantos (1571). 2 Aga Ymeri i bie aq bukur çiftelisë (karadyzenit ose ungarit) sa të bijën e Krajlit e zë meraku për të. Variantet arbëreshe nuk e kanë këtë element: nuk flasin për një robëri të tillë të Kostandinit. 145

