Page 148 - Demo
P. 148
Po e ndien e bija e krajlit.Si u mbushën, tha, nandë vjet, Aga me gojë ma s’po flet, As po han ma as po pin, Qiftelisë2 ma nuk po i bjen. Po përvetë e bija e Krajlit: “Çka ke Aga i Ymer Agës,Buk s’ po han as uj s’po pin, Qiftelisë ma nuk po i bjen?”“Un kam pa një andërr t’keqe:Shpija kalbë edhe rëxue,Plaku dekë edhe harrue, Plaka gjallë, por sysh verbue, Vasha dalë-o m’u martue.Amanet. E bija e KrajlitAs m’i hin-o rixha3 KrajlitT’më lshojë nji herë e t’kthej në shpi?”“M’ep nandë qese se t’lshoj vetë.”“Un nandë qese ku me i marrë,Tash nandë vjet-o rob i xanë?Po ta qes-o nji dorzanë,Po t’qes Zotin, qi m’ka dhanë, Se shkoj n’shpi edhe kthej prapë.”“Çou ti, Agë, e zgjidh dorinë4,Për tri ditë ta kapsh Ulqinë5.” Shokët e Agës kanë nisë po kjajnë, Tanë po kjajshin-o me lot: “Si na shkoi Ymeri sot!”“Ç’kini, shokë-o, qi po kjni?Pse po kjani, shokët e mij? Se për n’mrrisha gjallë në shpi, Se në gjtshma babë e nanë,Besën e Zotit jau kam dhanëNë hapsane6 kam me u xanë.” Aga Ymeri kqyr sahatin, Thotë hanxhisë: “Shiloma atin!”Ia ka dhanë podrum sokakun7. Vrap tuj shkue e tim tuj çue,Për tri ditë e për tri netMrrini Aga n’vend të vet. E kur shkon tu ‘i mriz e ‘i krue,Po gjen t’amën tuj vajtue.“Mir’se t’gjejë, mori ti plakë!”“Mir’se vjen, mor djalë i ri!”“Kah po vjen, mor rob i xanë?” “Prej të zezës qasaj Spajë.” “Ka ndoj fjalë për Aga Ymerin?”“Aga Ymerin e kanë vra,Ka tri javë qi e kam pa; 3 lutje(turq.). 4 kalë qimekuq. 5 Në shumicën e varianteve, vendlindja është Ulqini. Në një variant tjetër, kur Ymeri kërkon të kthehet në vend të tij, e lejon vetë Krajli të ikë dhe i thotë: “Çou ti Agë e zgjidh dorinë/ Për tri dit ta kapsh Ulqinë”.6 burg(turq.). 7 i ka dhënë kalit me vrap të madh. Në disa variante të Jugut, Ymer Aga kthehet në shtëpi me anije (karavë): “Me vrap stolisnë karavë”. 146

