Page 149 - Demo
P. 149


                                    Vetë e lava e vetë e java,Vetë me dorë në dhe e mblova.”E merr vaji e shkon tuj kja.“Amanet, mori baxhi8,Ç’asht n’at fushë qi duket zi?Ç’janë topanat9 qi po bijnë?Ç’janë kta krushq?” i ka thanë plakës.“Krushqit e qenit Jasman Dakës!10”“T’kujen nuse paskan marrë?”“Nusezezën t’Aga Ymerit.”“Kah asht rruga për me dalë?”“Hajt e del te njajo dardhë.”Aga Ymeri t’hek11 dorinë,mezi n’rrugë ma xen krushqinë: “Mir’se u gjej, o krushq dasmorë!”“Mir’se vjen ti, rob i xanë!”Kah po vjen ti, rob i xanë?”“Prej së zezës qasaj Spajë12.”“Ke ndie fjalë për Aga Ymerin?”“Aga Ymerin e kanë vra:Ka tri javë qi e kam pa.‘I amanet qi ma ka lanë, Sall tri fjalë nuses me i thanë.”“Për tri fjalë e për sa t’duesh,Hajt e fol, more jabanxhi.13”Ka nisë nusen me e zhgjertue: “A ke kenë kurr e maruet?”“E martuat, thotë, unë jam kanë,Veç nji natë me burrë m’kanë lanë,Krajli rob, aj ma ka xanë.”“Si s’ke majtë-o zi për Agën?Shum-e letrat t’i ka çue; Letrat ti a m’i ke kndue?”“Letrat vetë, tha, s’i kam kndue.Por u mbushën qe nandë vjet, Aga dekë, m’thanë, e vorrue,Shpija kalbë edhe rrenue,Plaku diq edhe harrueE baxha m’u verbue; Sot kam dalë-o m’u martue.”“Amanet, o mori nuse,Për me e pa Agën me sy,Athue e njef ti ndonji grimë?”“Ku ta njof, o djalë i shkretë? Sall nji natë me te kam ndejë.M’ka pasë thanë e zeza nanë, Se e ka pasë nji shej në llanë, Ku e ka ngranë gjoku me dhambë.”14Shpërvol llanë, kallëzoi nishanë. 8 amvisë e shtëpisë. 9 tupan, daulle.10 Emri i burrit të dytë në variantet tona ndryshon sipas vendit: Selim Begu (Tropojë), Jasman Daka (Malësi e Veriut), Veli Pasha (Shkodër), Asllan Begu (Dibër), Ali Pasha (në shumë vende të Jugut). Variantet arbëreshe nuk e përmendin fare emrin e tij.11 tërheq.12 Në variantet e qarkut të Korçës, Ago Imerin e gjejmë rob te protagonisti i rapsodive sllave: Mario Krajli. Disa variante të tjera paraqesin Spanjën si vend të robërisë së tij.13 i huaj (turq.).14 Në të shumtën e varianteve, e shoqja e njeh nga një nishan që ka në llërën ku e pati kafshuar kali. Në variantet arbëreshe, Kostandini i vogëlith njihet me të shoqen kur është duke vënë kurorë në kishë (nga unaza e martesës).147
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153