Page 15 - Demo
P. 15
Albanologu J. Xh. Von Han, i konsideruar si babai i studimeve shqiptare, botoi në vitin 1854, “Studime shqiptare”, ku përfshiu këngë lirike, këngë beratase, vaje; poezi gege – këngë fëmijësh, fjalë të urta, proza dhe gjëegjëza (toskërisht, gegërisht); përralla popullore toskërisht.Mjeku gjerman K. H. T. Reinhold, botoi “Netë pellazgjike” (1855) me këngë popullore, rrëfenja dhe fjalë të urta shqiptare.Konsulli francez O. Dozon, botoi përralla dhe këngë popullore shqiptare “Doracak i gjuhës shqipe ose albaneze” (1879).Gjuhëtari çek J. U. Jarnik (1848-1923) botoi “Mbi gjuhësinë shqiptare” (1881) dhe “Ndihmesë për njohjen e dialekteve të shqipes” (1883) me përralla popullore, fjalë të urta, rrëfenja dhe anekdota.Albanologu austriak G. Majer botoi “Rrëfenja shqiptare” (1884) dhe “Gramatikë e shkurtër e shqipes me tekste dhe fjalor” (1888) me fabula, përralla, anekdota, këngë, proverba, këngë tallje, këngë epike, këngë mirditore, dy histori shtrigash, këngë historike.Gjuhëtari danez H. Pedersen në vëllimin e tij “Tekste shqipe me fjalor” (1895), përfshiu 12 përralla të mbledhura në Mursi të Sarandës.Folkloristi bullgar K. Shapkarev botoi në vitin 1892, në një përmbledhje me krijime folklorike bullgare, tekste këngësh dhe 6 përralla të regjistruara në Krushovë (Prelep).Albanologu austriak M. Lamberc botoi në Sarajevë “Poezi popullore shqiptare” (1917), në Vjenë “Përralla shqiptare”(1922), “Gjergj Fishta dhe epika kreshnike shqiptare dhe Lahuta e Malcisë” (1949), “Epika popullore e shqiptarëve” (1958), “Çështja homerike dhe epi i madh i shqiptarëve” (1961) etj.Mbledhësit e huaj të folklorit shqiptarStudiues të përkushtuar shqiptarë mblodhën dhe botuan folklorin shqiptar. Përveç tyre, këngët dhe përrallat popullore shqiptare i studiuan dhe i pëlqyen shumë studiues dhe gjuhëtarë të huaj të shekullit XIX. Të tillë janë: Han, Reinhold, Dozon, Jarnik, Majer, Pedersen, Shapkarev, Lamberc, të cilët i botuan përmbledhjet e tyre për folklorin shqiptar, në Gjermani, Austri, Itali, Greqi, Francë, Çeki etj. Autorë të tjerë të huaj që kanë treguar interes për folklorin shqiptar jo vetëm duke e regjistruar, por edhe duke dhënë mendime për të janë: A. Sabeliko, Sh. Didie, J. Hekard, B. Biondeli, G. Siri, M. Milani, Shishmanovi, K. Ditrihu, P. A. Furriqis, Milman Parry, G. Pitre etj.Romantizmi evropian dhe folkloriVlera më e madhe historike e romantizmit ishte interesi për masat e popullit, frymëzimi nga jeta, lufta, traditat, kultura, letërsia dhe gjuha e popullit. Lëvizja Romantike Evropiane ngjalli interes të madh për traditat folklorike dhe për letërsinë gojore.Shkrimtarët romantikë studiuan dhe admiruan gjuhën dhe letërsinë popullore dhe e morën si model atë. Ata përdorën figurat stilistike që përdor folklori, të tilla si: krahasimi, epiteti, metafora, apostrofa, antiteza, kontrasti, krahasimi, hiperbolat, personifikimi (i elementeve natyrore, mitologjike, biblike), emfaza, aliteracioni, onomatopeja, shkallëzimi ngjitës e zbritës etj. Heronjtë romantikë janë jehonë e historisë, e përpjekjeve dhe e luftërave për liri e pavarësi, pasqyrë e shpirtit luftarak dhe të pamposhtur të vetë popullit. Poetët romantikë paraqiteshin si këngëtarë popullorë thuajse anonimë dhe u jepnin veprave të tyre pamjen e poemave folklorike, plot ndërprerje e kapërcime, duke e shpjeguar këtë gjë për shkak të humbjes së tyre nga koha. Folklori shërbeu si bazë për zhvillimin e letërsisë së shkruar të shumë vendeve.Folklori në veprat e romantikëve evropianë. Teoricieni i lëvizjes Stuhi dhe vrull, Johan Herderi (1744-1803) i ngriti lart vlerat e poezisë popullore. Sipas tij, një komb mund të dalë nga barbaria veçse duke punuar gjuhën e tij.“Këngët popullore, përrallat, legjendat...paraqesin sipas mënyrës së tyre, mësimet e një populli, ndjeshmërinë e tij, aftësitë dhe përpjekjet e tij.”Herderi13

