Page 150 - Demo
P. 150
Zhdrypi vasha prej koçisë,Kcei e ra n’vithe t’dorisë.“Hajtni krushq, thotë, udha e mbarë,M’ka pru Zoti n’burrë t’parë!Jasman Dakës, fal me shndet,Erdh i zoti n’gja t vet.N’kjoftë kësmet me m’le nji djalë,Ty ma t’parin t’xa kumbar; N’kjoftë kësmet me m’le nji çikë,Ty ma t’parin të xë mik.”Ka thirrë Krajli t’bijn’e e pvetke:“Aga Ymerin kush e lshoi?“Me qefil15 e lshova vetë;Për tri ditë e për tri net,Aga Ymeri vjen opet16”Krajli i zi thrret gjelatçinë17,N’krye të shkallëve me pre t’binë.“Prit, or babë, për dy sahat,Ymer Aga vjen me at!”Kur ata duelin me pa: Aman, bijë, a pave gja?”Ymer Aga, djalë i ri,Menjiherë aty ka mrri,Çika Krajlit i del para.“Mir’se erdhe Ymer Agë,Se mue Krajli kje tue m’pre!”“Ju devrie18 po ndigjoni: Ymer Agën ta lironi,ta lironi-o me nandë shokë,Kenka burrë e gjithmonë kjoftë!’Këngë legjendare, 1955, f. faqe 52-5515 dorëzënës (turq.).16 përsëri.17 xhelat (turq.) njeriu që i priste kokën të dënuarit me vdekje. 18 roje (turq.).Kuptojmë tekstin1. Çfarë përshkruhet në këngën e Aga Ymerit? Cili është motivi kryesor që trajtohet në këtë këngë?2. Në cilat krahina këndohen këngët e rinjohjes së burrit me gruan? Po në krijimet folklorike të vendeve të tjera të Ballkanit, a e hasim këtë motiv? A ka ndryshime dhe ngjashmëri mes tyre?3. Si titullohen zakonisht këngët e rinjohjes së burrit me gruan? 4. Dalloni në tekst detaje që ndihmojnë ndërtimin e kontekstit/rrethanave, në të cilat ndodh ngjarja.5. Ndaje këngën në pjesë, për të ndërtuar skemën strukturore. P.sh.: Aga Ymeri, pasi është martuar, ka ndenjur vetëm një natë me të shoqen. Atij i ka ardhur urdhri të shkojë në ushtri. Ndarja me njerëzit e shtëpisë. Ymeri ka parë një...S T U D I M T E K S T I 148

