Page 151 - Demo
P. 151


                                    Analizë përmes shembujve6. Cilat janë detajet që zbulojnë gjendjen e Aga Ymerit pas 9 vitesh largimi nga shtëpia? Si ndihet ai? Çfarë e ka shkaktuar këtë gjendje?7. Çfarë ofron Aga Ymeri në këmbim të lirimit të përkohshëm? Si e fitoi ai lirinë e përhershme?8. Shpjegoni simbolikën e numrave 3 dhe 9 të përdorur disa herë në këngë. Ku tjetërkund në krijimet folklorike, hasen këta numra?9. Cilat janë mjetet stilistike të përdorura në vargjet e mëposhtme? Ç’funksion kryejnë ato? Lamtumirë, o nanë e babë! Lamtumirë, shokë e kumbarë! Lamtumirë, ti vasha ime!10. Me kë ndahet Aga Ymeri? Përse përdoret fjala Lamtumirë? Si i drejtohet ai gruas së tij? Çfarë kërkon nga ajo?11. Identifikoni mjete të tjera stilistike (grupojini në një tabelë) dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre.12. Për ç’qëllim përdoren fjalitë pyetëse në këngë?Reflektim dhe vlerësim dijesh13. Shpjegoni (duke iu referuar detajeve konkretizuese nga teksti) se si na ndihmon kënga e Ago Ymerit për të marrë informacion mbi:mënyrën e organizimit shoqëror të kohës;vlerat morale të kohës;marrëdhëniet disaplanëshe mes njerëzve;mendësinë e kohës.14. Portretizoni personazhet kryesore në këngë. Shkruani nga tre mbiemra për të shprehur thelbin e tyre.Aga Ymeri ___________________ Nusja _____________________ ___________________ _____________________ ___________________ _____________________15. Si paraqiten në këngën legjendare të Aga Ymerit, marrëdhëniet:djalë-baba;djalë-nënë;burrë-grua.16. Cila është simbolika që mbartin personazhet në secilin variant të këngëve të rinjohjes së burrit me gruan?17. Dalloni trajta të ndryshme të ligjërimit të përdorura në këngë. Shpjegoni rolin e dialogut.18. Diskutoni rreth vlerave të varianteve të ndryshme (përfshirë dhe atë arbëresh) të këngëve të rinjohjes së burrit me gruan në folklorin tonë.19. Ndërtoni një fjalorth (krahas fjalëve të sqaruara në tekst) me fjalë e shprehje dialektore. Shkruani përbri tyre trajtën sipas standardit të gjuhës shqipe.20. Tek arbëreshët e Italisë, gjatë ceremonisë së dasmës këndohet Kënga e Kostandinit të vogëlith (variant i këngës së Ymer Agës). Çfarë mesazhi i përcillet nuses nëpërmjet saj? Detyrë 1. Krahasoni figurën e Ymer Agës me Uliksin e “Odisesë” së Homerit. Gjeni pikëtakimet dhe veçantitë mes tyre.Ymer Aga Uliksi 149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155