Page 152 - Demo
P. 152
LEGJENDAT DHEKËNGËT LEGJENDARERinjohja e vëllait me motrën Rinjohja e vëllait me vëllanëNë rrezen e diellit të mbrëmiesMbidhte luleVajza e hidhëruar; Mblidhte në fushë të KoronitManushaqe të rea,Mblidhte lule e këndonteme vaj fatin e saj. Kur ja, s’di se nga,Ju hodh sipër qeni turk,E zu për gërshetashDhe e shpuri te një zotSa i bukur aqë mizor.Në mbrëmje me hënëNjë zok krahëzisillej pa pushur rrotullShatorres s’atij trimie ulej e qante: “Mjeri unë, i mjeri! Puth i vëllai të motrën!”U përgjegj i zoti i sbetë: “Nga ç’fis je ti vajzë,që ma mbushe zemrën lot?”“Jam prej fisi shumë të lartë;nga zotërat e Mirditës.Katër vjet më parë tim vëllambi anie, te deti ynë,e rrëmbyen o e vranë kusarët.tashti fati edhe mua,më la n’ato duar vrastareTë gjithë shtëpisë sonë.”“Bobo! Ç’gjëmë e madhe!Olimpi, o motra ime,Unë jam Vllastari, yt vëlla!”(Arbëreshët e Italisë)Këngë legjendare, 1955, f. 61Olimpia dhe VllastariNjë mbrëmje, një vajzë e trishtuar nga fati i saj i keq (turqit i kanë zhdukur familjen) del e mbledh lule në fushën e Koronit. Një ushtar turk hidhet mbi të, e rrëmben vajzën dhe e shpie te komandanti i tij, që është një djalë sa i bukur aq edhe mizor. Natën, rreth çadrës së trimit fluturon një zog krahëzi duke cicëruar: “Puth i vëllai të motrën”. Djali, që ishte rrëmbyer nga turqit, e kupton se vajza ishte Olimpia, motra e tij. Variantet e këngës kanë referime të sakta gjeografike si Koroni (skela e Moresë në Greqi, e banuar nga shqiptarët që u shpërngulën rreth vitit 1534), Napion (qytet në Greqi i banuar në ato kohë nga shqiptarë) dhe referime historike si p.sh.: vajza rrëmbehet nga një turk, Olimpia dhe Vllastari vinin nga familja e zotërve të Mirditës. Kjo e fundit duket si shtesë e mbledhësve të folklorit. Te kjo këngë, zogu i zi shmang incestin. Olimpia dhe Vllastari150

