Page 153 - Demo
P. 153
Gjino Vaku Gjon PretikaKjo këngë këndohet në qarkun e Gjirokastrës dhe të Përmetit. Një djalë që ishte larguar i vogël nga fshati i tij, pas njëzet vitesh i bie rruga nga krahina e tij. Ai gjen rrugës disa krushq, me një nuse përpara. I vret krushqit, merr nusen dhe shkon në një manastir për të vënë kurorë. Por në çastin e kurorëzimit bën një stuhi e egër1 që shuan kandilat e kishës, u merr gojën (i bën memece)2 murgeshave dhe i bën mermerë (i ngrin)3 priftërinjtë. Djali e pyet nusen për familjen. Nga fjalët e saj e kupton se janë motër e vëlla4. Protagonisti thirret edhe me emrat Konofat (Miçan e Ogdugan). Në variantin e Ogduganit, vajza është e Agramozit.More Gjino, trim i mirë,Ç’fat i bëre Perëndisë,Në kohë të djalërisë?Njëzet vjet hajdutëri,Pra u nise për shtëpi.Ece, ece për gjysm’ udhë,U poqe me ca krushq nd’udhë;Gjithë krushqitë i vrave.Gjithë krushqitë i preve,dhe nusen ua rrëmbeve.Ece, ece për gjysmë udhë,gjete një manastir nd’udhë,vajte të varje kurorë;fryn një erë e një furtunë1,gjithë kandilet e shoikallogretë i vuvosi2,priftërit i marmarosi3.More vashënë prej dore,Vajte në tufë goricë: “E kuja je ti, moj vashë? “Jam e bij’ e Spiro Vakut,Jam e motr’ e Gjino Vakut.Jam e mbes’ e qir Dhespotit.“Qënkemi motr’ e vëlla,”Ndaj u bë kjo hata!4”(Labov’ e madhe)Këngë legjendare, 1955, f. 62Gjon Pretika është një ushtar i ikur që në vogëli nga shtëpia. Një ditë, Gjoni kalon me ushtrinë e tij afër vendlindjes së vet. Ushtarët dëgjojnë një bareshë që këndon në një majë mali dhe sulen ta zënë. Më i pari arrin Gjon Pretika dhe e kap vajzën nga flokët. Ajo i kanoset1. Nga bisedat që bëjnë me njëri-tjetrin dhe nga gjashtë gishtat që ka Gjoni në njërën dorë dhe në njërën këmbë, ata e kuptojnë që janë vëlla e motër2. Menjëherë pas njohjes vëlla e motër vdesin dhe kthehen në ftua e shegë3. Motivi i metamorfozës në lule është i njohur edhe në folklorin e popujve të tjerë. Në këtë këngë, vëllai ka një emër të krishterë Gjon, ndërsa motra një emër mysliman Fasile, gjë që tregon rrugën artistike që ka ndjekur folklori ynë nga veshja artistike e krishterë në atë islame. Këndon blega zanë në mal,Mendon se s’po ndien kush.Gjith ushtria p’e ndijon.Sa mirë blega po këndon!“Kush ësht trim e kush është djalëpër me’e xanë blegën në mal?”Gjon Petrika, trim i mirë,ndoll trim e ndolli djalë,Aj dhe e xu blegën në mal; për flokësh po hjek rrqanë.“Mos hiq, trim, o i paganë!Se nuk jam un e shkretë,Por e kam nji tem vëlla!1”“Ku e ke, he mos e paç!”“Mos ma nem, goja t’u thaftë!Në ushtri e kam diku.”“Emnit si t’i thonë?”“Emnit m’i thonë Gjon.Aj ka shenja për t’u njofto: Gjashtë gishta në nji dorëEdhe gjashtë në nji kambë.”“A je ti, Fasile motër?”“Unë jam, o Gjon, vëlla!”Edhe u kapën grykamgrykë,porsi motra me vëlla.Të dy plasën, tue kja2.Ku ra Gjoni, bini ftoni;Aty çili lule ftoni.Ku ra blega, bini shega;Aty çili lule shega3. (Shestan, Krajë)Këngë legjendare, 1955, f. 62-63151

