Page 154 - Demo
P. 154


                                    “Kur ka ra, tha Alia borxhë,1Kam shitë tok’ e kollomoq,Kam shitë pulat me gjithë zogj,Kam shitë rika dhe rikoca,Kam shitë pata dhe patoca,Kam shitë pelat me gjithë maza, Kam shitë dhitë me gjithë edhaEne borxhet s’un i kreva!Kam shitë lopët me gjithë viça, Kam shitë delet me gjithë kingja,Ene borxhin s’e resita2!Kam shitë qetë me gjithë lavra, Kam shitë qent me gjithë hallka,Kam shitë kualt me gjithë shalaEne borxhet s’un i lava!E marr vashën dal n’pazar,Qe, ke e shef ni djalë tu ardhë.”“Sa e mban kët vashë të bardhë?”“Shtrejt ta mbaj, sa lirë ta ap,Un ta ap treqin dukat.”“Mbaje dorën e t’i ap.”E m’i njofti tak e tak!E muer vashën djal’i ri,“Hajde vash’ e hyp n’dori,T’u prishim mendjen djemve t’ri,T’u prishim mendjen djemve mbarë.”Edhe shkuen në shtrat me ramë. Kur kanë vojtë në shtrat me fjetë,Kcen nji pllumb e u bjen nërmjet, Nuk i lanka me u përpjekë.Ç’a mor pllumb3 gjithë ky kjamet,Shi me erë e rrfeja qet!”“S’ka faj Zoti qi s’iu vret,Si me ra vllau me motër t’vet?”“Ti moj nuse, e bija soit,Ali BorxhaliaKjo këngë legjendare ka edhe variante të tjera, si Lute Fukaraja, Fukaraja i shkretë, Turku i vorfën etj. Në të, protagonisti është i zhytur në borxhe. Për t’i paguar ato, pasi shet gjithë pasurinë e tij dhe nuk e arrin shumën që i duhet, ai nxjerr në treg edhe gruan, të cilën e blen një djalë që del se është vëllai i saj. Ka edhe variante të Ali Borxhalisë ku, ashtu si te Gjino Vaku, vëllezërit kthehen si ushtarë dhe e blejnë motrën, sepse nuk e njohin atë. Këto krijime kanë si sfond historik periudhën kur djemtë nga viset e ndryshme të Shqipërisë rrëmbeheshin, mbaheshin për vite të tëra larg vendit të tyre dhe edukoheshin si jeniçerë. Kur ktheheshin, ata nuk njihnin njerëzit më të afërt të familjes së tyre dhe rrezikonin incestin.1 Kënga nis me një kuadër tipik që tregon situatën e keqe ekonomike të protagonistit.2fshiva, shlyeva.3Te kjo këngë, pëllumbi shmang incestin. Ali Borxhalia152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158