Page 156 - Demo
P. 156


                                    No i marr nusen Arnaut Osmanit,No mas saj kryet kam me e lanë.”4Tridhjetë Agajt gaz ja kanë bâ.“Zoti t’vraftë Siran Tin Alia!Si kujton ti nusen si ja merr?S’â kollaj nusen me ja marrë,Se shumë hajduta munua po janëE s’kanë mujtë trimit nusen me ja marrë.”Atherë Sirani n’kamë kenka çua,Ish kenë veshë Sirani, ish kenë mathë,E shkon gjogun n’shpinë i kërcenE për bjeshkë rrugën po ja nep.Kur ka dalë n’at majën e naltë,E ka nxjerrë sharkaçi turbinë5,Me turbi bjeshkat i shikjonE i shikjon Fushat e Kralisë;Tridhjetë çika bashkë i kite pa6;In dalë çikat te gurrat tue la.E n’shpin gjogut po kcen,Drejt djali te çikat po ven,Drejt djali te çikat po ven.T’mirë selamin çiket ja u ki’ dhanë,Ja dredhojnë, in kenë çu n’kamë.“Pash ni Zot, çika, çi u ka dhanë,Ku i ka kullat Arnaut Osmani?Probatin djalin çi e kam pasë,paç me dashtë sarajin me ja dijtë; Qe shtatë vjet në shpi nuk i jam kenë; Probatin vetë çi pe e kam.”“Kollaj asht – thotë – kullat me ja dijtë,Njetu i ka, n’krye t’çarçisë7Edhe i ka t’rrethueme n’avlli.”“Pash ni Zot, çika, çi u ka dhanë, Ktu ner ju nusen pe e ka?”“Lshona ‘i sy, djalë, rreth e rreth,Njajo çi t’jetë mâ e mira për ne,Nusja e probos njajo çi po asht.”8Ja u lëshon djali sytë e po i shikjon.“Çou – thotë – nuse do unë me ma dhanë!”Atëherë ish çua nusja në kamëE mashtrapën9 në dorë e ki’ marrëE shkon djalit ujt me ja dhanë.Për mas grushtit dorën po ja qet,N’vithet gjogut djali po ma ven10,Me ni rryp për vedin ma ka njeshëE për bjeshkët rrugën e ka marrë,Tridhjetë çikat brimën e fillojnë,Tridhjetë çikat britmën e fillojnë,Vrap po lëshon ky Arnaut Osmani11,4 Sirani përgjigjet se nuk i dhimbset asgjë, por ka rënë në dashuri me gruan e Arnaut Osmanit dhe se do të shkojë t’ia rrëmbejë. 5e ka nxjerrë shpejt dylbinë.6 Pas këtyre fjalëve, Sirani niset. Në Fushat e Kralisë, ai sheh 30 vajza që po lanin rrobat në burim. 7çarshi - treg i mbuluar; rrugë me dyqane në të dyja anët.8 Fillon bisedon me vajzat, i pyet për shtëpinë e Arnautit dhe nusen e tij. Ato i përgjigjen se ajo është vajza më e bukur mes tyre.9enë prej metali a prej druri, me një vegsh, për të pirë ujë etj.10Sirani e kupton kush është vajza dhe e grabit.11Arnaut Osmani përpiqet ta ndalojë grabitësin, por ai është larguar me shpejtësi. 154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160