Page 158 - Demo
P. 158
Besë shojshoqit trimat i kanë dhanë,Kanë zanë ven, duhan e po bâjn,Gjakun syvet ja u kishin largua,Muhabet nër vedin çi po bâjnë:“Pash ni Zot ti, Siran Tin Alia,Çi po m’rrin me Turqit e Jutbinës,Far’ e fis ti, djalë, kah po i ke?”“Kur pesë vjeç, tha, vetë çi jam kanëE n’saraje Muja m’ka pa’ ra,Babën Muja vra çi ma kaE sarajet Muja m’i ka djegë19N’rrugë t’madhe nanën ma ka lanëe m’kanë thanë me barrë se â kanë20E sarajet Muja m’i ka punua,M’ka grabitë e n’Jutbinë m’ka çua.”“Po pash ni Zot ti, Arnaut Osmani,Po me fis ti, djalë, kap ho je?”“Vetë nuk di zanë se kah jam,Veç babën Muja ma ka preEdhe ‘i vlla Muja ma ka grabitë;E te Krali nana mu m’ka lanë,Me pajto vedin rrugat i ka marrë.”Të dy vllazën djelmt kishin dalë!21Janë çua grykë shojshojn e kanë marrëe n’Krali njatje kishin shkua,n’shtatë krali letrat tuj përhapë,me gazep at nanën e kanë gjetë.22Bâjnë tri javë dasëm e donamëpër shyqyr bashkë se ishim bamë. (Rrilë, Bregu i Matës)Këngë legjendare, 1955, f. 65-6819Ndeshja është e egër dhe në një moment vendosin ta ndërpresin dyluftimin që të bëjnë pushim.20Nga biseda që ata bëjnë, kuptojnë që janë vëllezër: të dy jetimë, sepse babanë ua ka vrarë Muji kur Sirani ishte 5 vjeç, ndërsa Arnauti ishte në barkun e nënës.21Mbas lindjes, nëna e ka lënë Arnautin në sarajet e Krajlit dhe është larguar.22Ata e njohin njëri-tjetrin dhe pas një kohe gjejnë edhe nënën.Kuptojmë tekstin1. Ndahuni në grupe e në role dhe lexoni me tonin e duhur këngët e rinjohjes në tekst.2. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme duke iu referuar tekstit (detaje apo vargje).Çfarë janë Olimpia dhe Vllastari dhe pse janë ndarë ata? Çfarë paralajmëron zogu krahëzi? Cilat janë shkaqet e ndarjes së Siran Tin Alisë dhe Arnaut Osmanit? Cilat detajet na ndihmojnë të përcaktojmë kohën e këngës? Përse Gjon Pretika nuk e njeh motrën e tij? Cilat janë të dhënat që i ndihmojnë dy të rinjtë të kuptojnë se janë vëlla e motër? Çfarë ndodh me ta kur kuptojnë lidhjen e gjakut? Çfarë tregon fakti se vëllai mban një emër të krishterë, ndërsa motra, emër mysliman?S T U D I M T E K S T I 156

