Page 159 - Demo
P. 159
Cilat janë variantet e tjera për këngën legjendare të Ali Borxhalisë? Çfarë ju sugjeron mbiemri i personazhit? Pse e shet ai gruan dhe kush ia blen atë? Tregoni ndryshimet mes titujve të varianteve të këngës. Për çfarë flitet në këngën e Gjino Vakut? Pas sa kohësh kthehet ai në vendin e tij? Me kë përballet rrugës? Çfarë bën ai? Si arrin ta njohë të motrën?Analizë përmes shembujve3. Analizoni personazhet e këngëve të rinjohjes së vëllait me motrën.Planet ku paraqiten personazhet: _____________________________________________Mjetet gjuhësore me të cilat karakterizohen: ____________________________________Mjetet stilistike me të cilat karakterizohen: _____________________________________4. Analizoni personazhet e këngëve të rinjohjes së vëllait me vëllanë.Planet ku paraqiten personazhet: _____________________________________________ Mjetet gjuhësore me të cilat karakterizohen: ____________________________________ Mjetet stilistike me të cilat karakterizohen: _____________________________________Reflektim dhe vlerësim dijesh5. Portretizoni personazhet kryesore të këngëve. Çfarë i bashkon dhe i dallon ata?Personazhet Të përbashkëtat DallimetSiran Tin AliaArnaut OsmaniAli BorxhaliaGjino VakuVllastariGjon Pretika6. Cila është simbolika e personazheve në secilin variant?7. Diskutoni për realizimin e shmangies së incestit në shtratin e kësaj kënge.8. Veçoni disa nga variantet kryesore të këngëve legjendare të rinjohjes së vëllait me motrën dhe diskutoni rreth tyre.9. Analizoni variantet e ndryshme të rinjohjes së vëllait me vëllanë në folklorin tonë dhe dalloni ndryshimet nga njëri variant te tjetri.Detyrë 1. Krahasoni këngën e “Siran Tin Aisë dhe Arnaut Osmanit” me këngë nga “Cikli i kreshnikëve”, për të dëshmuar ngjashmëritë mes tyre. Përqendrohuni te: elementet e rrëfimit; sfondi; gjuha; figuracioni; emrat e personazheve; konceptimi i personazheve; novacionet; simbolika e numrave.157

