Page 16 - Demo
P. 16


                                    Xhejms Makferson (1736-1796) e paraqet veprën e tij “Fingal” 1761 si të bardit skocez Osian. Poeti spanjoll Hose de Esprontheda (1808-1842) përtëriti traditën dhe format popullore te poema “Studenti i Salamankës” (1839) e konsideruar si një ndër kryeveprat e romantizmit evropian. Bajroni (1788-1824) i paraqiti “Poemat e Lindjes” (1813-1816), si poema të gjymtuara nga koha.Poetit i bëri përshtypje pasuria etnografike e folkloristike e popullit shqiptar dhe u magjeps nga vallet dhe këngët polifonike të kënduara nga shqiptarët. Te shënimet e këngës së dytë të “Çajld Harold”, ai vuri transkriptimet e dy prej këngëve që regjistroi. Këngën Tamburxhi, tamburxhie krijoi mbi motivet e disa valleve të kënduara shqiptare.Romantizmi shqiptar dhe folkloriFryma e romantizmit evropian u përcoll edhe në romantizmin shqiptar. Letërsia romantike shqiptare, ashtu si edhe ajo evropiane, tregoi interes të veçantë për folklorin. Romantizmi e ngriti folklorin në art dhe vlerësoi tek ai formën dhe përmbajtjen. Rilindësit që u morën me folklorin e çmuan atë si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë e të vazhdimësisë kulturore të kombit shqiptar, si dëshmi të ekzistencës kombëtare dhe si tregues të aftësive e të mundësive që kishte pasur dhe vijonte të kishte populli ynë për krijimin e vlerave artistike shpirtërore. Gjatë periudhës së Rilindjes u shtrua nevoja e njohjes dhe e botimit të kulturës popullore në përgjithësi dhe e folklorit në veçanti, si lëndë e parë për ndriçimin e shumë problemeve të së shkuarës dhe të bashkëkohësisë, dhe si nxitje për të ardhmen. Rilindësit mendonin se, në kushtet që gjendeshin shqiptarët, folklori ndihmonte bashkimin kombëtar, zgjonte ndërgjegjen disi të topitur të popullit dhe e hidhte atë në veprime konkrete për çlirim nga pushtuesit. Folklori u shërbente më së miri qëllimeve dhe detyrave atdhetare të shkrimtarëve romantikë.Folklori në veprat e romantikëve shqiptarë. Shkrimtarët romantikë shqiptarë e kuptuan se folklori ndihmonte në forcimin e ndjenjave e të krenarisë kombëtare. Ai ishte një dokument, një dëshmi që Shqipëria ishte një komb, një popull me traditat e veta, me një histori të shkëlqyer dhe kulturë të lashtë, të pasur e origjinale. Vlera artistike e folklorit i nxiti shkrimtarët tanë të Rilindjes J. De Rada, Dara i Riu, Çajupi, Naimi etj., që ta studionin dhe të mësonin prej tij. De Rada e organizoi veprën e tij “Rapsodi e një poeme shqiptare” si rindërtim të një poeme “popullore” që kishte humbur gjatë shekujve. Ai e paraqiti materialin të ndarë në tri pjesë sipas parimit historik (para pushtimit turk; luftërat e Skënderbeut; pas pushtimit otoman), që të krijonte idenë se ato këngë popullore ishin fragmente të një poeme apo epi të vjetër shqiptar, si p.sh.: epet e njohura greke, “Iliada”, “Odisea”. Përveç kësaj De Rada te “Këngët e Milosaos” u ndikua nga folklori në përmbajtje, stil, gjuhë, trajtën e brendshme, krahasime, përshkrimin e atmosferës ku vepronin personazhet etj.Çajupi në poezi të ndryshme dashurie u ndikua nga folklori në trajtimin e motivit të dashurisë, në portretizimin e vashës etj. Naimi, në ciklin “Bukuria”, u ndikua nga folklori në konceptin e bukurisë dhe të dashurisë, në portretizimin e vashës, në figuracion, në metrikë etj.“Folklori është modeli kryesor për të krijuar artin.[...] Arti, poezia zbulohet si gjuhë e krijuar nga simbolet, hieroglifët, ritet. [...] Shprehja më tipike e një gjuhe të tillë është përralla, e cila është e ngjashme me një vegim në një ëndërr jo të vazhdueshme, është një tërësi sendesh e ngjarjesh të jashtëzakonshme, ashtu siç është p.sh.: një fantazi muzikore, siç janë akordet harmonike të harpës së vetë Eolit. [...] Bota e përrallës është plotësisht në kundërshtim me botën e së vërtetës, dhe pikërisht për këtë arsye është kaq e ngjashme me të, sa është i ngjashëm kaosi me krijimin e përsosur të realitetit.”Novalis Makfersoni i paraqiti veprat e tij si të bardit skocez Ossian, i konsideruar siHomeri i Veriut.14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20