Page 160 - Demo
P. 160


                                    Një i huaj i largët vjen dhe kërkon për grua motrën e vetme të dymbëdhjetë vëllezërve, Doruntinën. E ëma dhe të vëllezërit nuk e pëlqejnë këtë krushqi, por ngul këmbë vëllai i vogël, Kostandini, i cili i jep fjalën nënës se do ta sjellë të motrën shpesh. Pas kësaj martese, që lidhet me zemër të thyer, nënës i vdesin të gjithë djemtë. Një ditë, nëna shkon te varri i Kostandinit, vajton mbi të dhe i kujton besën që i pat dhënë. Djali ngrihet nga varri dhe e sjell të motrën në shtëpi. Të pikëlluara nga vdekja e djemve dhe nga kjo mrekulli e Kostandinit, nënë e bijë japin shpirt përkrah njëra-tjetrës. Studiuesit janë të mendimit që kënga arbëreshe është më e freskët dhe elegante, gjuha është më e thjeshtë, me skena dhe dialogë të gjallë. Dallëndyshja proksenite (krushkë), skena e vajtimit të nënës mbi varrin e djalit të saj të vdekur, udhëtimi dhe takimi i Kostandinit me fëmijët e së motrës që bredhin pas dallëndysheve, gratë që hedhin valle në fshat, bisedat e përmallshme motër e vëlla dhe nënë e bijë, janë disa nga elementet karakteristike të këtij varianti.Kostandini dhe DoruntinaLEGJENDAT DHEKËNGËT LEGJENDAREGjashtë e gjashtë dymbëdhjetëDoruntina e trembëdhjetë1.Ka bujarët2 e t’atij vendipër gëzim mosnjeri3 e pat. Ndonse t’gjithë e dishirojnë,Ngë4 guxoi t’e zëj njeriu,se mosnjeri i zoti ndihejt’ish i mirë për atë.Vate e lypi pran një trim5që kish ardhur andiherash6.Dallandyshia proksenite7m’e bë nuse Doruntinëne të vllezërit e vluan,me të huajin e martuan,nëndë ditë n’darsma shkuan,diundara8 pra e dërguan. Tha ndër lotë ahierna e jëma: - - Punë e zezë kjo për mua, Se në e dafsha bijën time, kur t’e dua nga mënd9 t’kem. Jerdh e e nisi Kostantini: - Xa10 ti besën, zonja mëmë!Kur t’e duash Doruntinën,Në se ti për gaz e dafshë,Në se e dafshë edhe për helm,vete e marrë vet’ t’e bie,Shumë lufta11 n’atë motu luftuan e dheuthi i jynë,e asaj mëmeje fatkekje1 Shumica e varianteve tona, në kontrast me fundin tragjik nisin me një atmosferë të gëzuar. Ato paraqesin një familje të gëzuar dhe plot djem. 2 nga bujarët.Numri i vëllezërve dhe emrat e personazheve. Në këngët arbëreshe, vëllezërit janë 9 ose 12, në ato të Shqipërisë janë 7 ose 9. Përgjithësisht vëllezërit nuk përmenden me emra të veçantë, me përjashtim të vëllait të vogël, i cili quhet Kostandin (në variantin arbëresh dhe atë të Jugut), Kostë, Gjin (në Jug); Ali, Hysen i vogël (Shqipëri e Mesme, Dibër e Kukës); Halil (Malësi e Veriut). Në një variant të botuar në Sarajevë jepen edhe emrat e vëllezërve të tjerë: Jusuf, Hajdar, Huso, Kurt. Vajza quhet Garentinë (në Kalabri) ose Doruntinë (Sicili); në Jug quhet Aretinë, Areto, Argjelinë, Katerinë, Marinë, Evllokia; në Shqipërinë e Mesme, Fatime, Fatë, Mereme. Në popujt e tjetër të Ballkanit paraqiten zakonisht nëntë vëllezër. Emrat e personazheve kryesore të këtyre varianteve janë: në këngët greke, Arete, Eudokia (motra), Kostandin (djali); në këngët serbe, Feliza dhe Ivan; në këngët bullgare, Petkana, Marieta, Dimitër, Lazar.158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164