Page 161 - Demo
P. 161


                                    një pas tjetrit i vdikjëngjithë t’bijëzit që kish.Kur i vdikj i pari djalë,sherëtijti e tha ajo zonjë: -Biri i jim, u’ helm ngë kam,tjerë bij për luftat kam!Gjashtë i vdikjën e për gjashtë,gjithë t’mirë e fort të dashurë,po një lot e një vajtim.po kur zun’ t’i vdisjën tjerët,ka ajo zëmbërë e këputurënjë rënkim i ri më dolli:-Birthi i jim, çë helm çë kam,Doruntinën të mos kemte ky lip çë shpin’ më vrën!Kur i vdikj i sprasmi djalë,shkuli kripthit ajo mëmë,shkuli kripthit t’saj të bardhë:-Bobo vdeke, e shkreta vdeke,dymbëdhjietët bij m’i more,e nani kush mënd t’e dienë ngë n’more t’vetmen bijë,bijën time t’dëshiruamen!Pran te varri i Kostantinitvate e klajti e, më të shembur,tha tri herë: - O biri i jim!”Tha tri herë: “O Kostantin!Kostantin, o birthi i jim,ku isht besa çë më dhe?Vdikje e vate edhe nën dhè!12”Prë mjesnatë, n’atë natë,Kostantini u ngre ka varri: guri i varrit u bë kal,u bë kali i zi si nata,edhe shalën kish të zezë.Trimi u shtu13 mbi të kaluar,Uji14 kryet e i ra me shpore15.Shkoi si frymë e male e fusha,shkoi katunde e rehje16 e pyje,shkoi lume edhe përronje,ngjer që t’motrëzën më gjeti.-Vemi e bukrë, se t’do mëma.-Po në ajo më do për gaz,ti përit se dua t’stolisem;në më do (mos kloft!) për lyp17,lemë t’vishem ndër të zeza.”-Eja pran si ndodhe e je.Vithe e muar e u nisnë e vanë,si ka dredha të rrëmbyerë18,pë në fusha e për në male,3 asnjeri.4 nuk.5 pastaj një djalë.6 përtej dherave; nga larg shumë.7mblesë, shkesë.8 në fat.9 nuk mund.10 ta jap besën.11 Shkaku i vdekjes së vëllezërve është i ndryshëm në variantet tona. Në variantet arbëreshe, vëllezërit vdesin në luftë; në ato të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, nga një sëmundje e rrezikshme që u lënë krushqit; në variantet e Jugut, nga helmi i një gjarpri që futet në tenxheren ku po gatuhet gjella. Te 36 variantet e Halil Garrisë, në 13 raste, vdekja vjen nga lija e bardhë; në 5 raste, nga murtaja; në 3 raste, vdesin nga lufta; në 1 rast u ka rënë pika; në 8 raste, nuk thuhet se nga se vdesin.12 shkoi edhe besa nën dhé; nëna vajton mbi varrin e Kostandinit. Ka edhe variante ku motra porosit qyqen që të shkojë te varri i Kostandinit e t’i thotë: “T’ka zanë vorri me besë të dhanë!”13 kërceu.14 uli.15 mamuze.16 kodra.17 zi.18 si të rrëmbyer nga ndonjë shtjellë ajri.Varianti tjetër, Halil Garria paraqet psikologjinë dhe botëkuptimin e malësorit tonë. Ai del nga katundi i tij për të zënë miq e byrazerë. Ai i jep fjalën një miku të largët për ta martuar motrën me të dhe nuk e kthen më fjalën. Gruaja e martuar, kur i vjen vëllai për ta marrë, nuk mund të largohet nga shtëpia pa lejen e të shoqit. Këtu ngjarjet tregohen me hollësinë e zakonshme të këngëve epike të Veriut. Nuk mungojnë në këtë variant edhe skena të ngjeshura dhe dramatike.159
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165