Page 162 - Demo
P. 162
për në pyje e për në rehje,kapërcyen përronje e lume19,te sa ka ç’e thom si20, n’ëndërrë,-Kostantin, o vlauthi i jim,Kripthit21 ke të pluhurosur.-Doruntinë, o motra jime,pluhur ë, ç’u ngre ka luftat.-Kostantin, o vllauthi i jim,krahët ke të muhulluamë22.-Doruntinë, o motra e jime,Dhromet23 shumë ishin të fortëedhe u ngula gjith nën botës24.-Kostantin, o vlauthi i jim,dritëzorezit e shpispse të mbyllme janë sot?”25-Doruntinë, o motra e jime,erës s’dimbërit i mbyllën.Kur arrun26 te dera e klishës,tha së motrës Kostantini:Jec e para, se më parëdua t’i falem perëndis.Hiri prap te varri i zi.Doruntina u hyn ndë shpie i ra derës me gëzim: -Kush më do, kush isht aty?”-Mëmë, hap! Jam u’jot bijë!-Ec ka jerdhe, o vdeke e shkretë!Të dymbëdhietët djelmë i moree nani më do edhe mua,Doruntinën të mos shoh27.-Mëma e jime, njihem zërin,jam u’maide28, Doruntina!-Glishtin29 ngul, të vogëlthin,gishtin ngul te vëra e kiçit,të t’e shoh e të t’e njoh.Glishtin nguli e e jëma e njohuatë glisht të hollë e të bardhë.Hapi derën e u përkjafën:- Kush të pruri, o zëmbra e jime?”- Mua me pruri Kostantini.-Kostantini vdikj, o bijë,me ata vëllezërë çë kishe!Si të ngurta ato të dya,si të ngurta atje kjendruan,e t’përkjafura si u ndodhënatje vdikjën mënjëherë.30(Varianti i G. Schiro; Dh. Shuteriqi: “Këngët e popullit”, Tiranë 1955, nr. 195, f. 145-150)Këngë të moçme shqiptare, 1986, f. 283-28619 Personazhe të këngës janë edhe zogjtë që flasin. Në variantin e Dhoqinës, zogjtë flasin: “Zogjtë udhës thoshin: Ciliviu, viu, viu/ Kush ia bën ia bën vetiu/ Keni par’ e s’keni parë/ Shkon një zogëz bishtbardhë/I vdekuri me të gjallë. Në variantin e Malësisë së Veriut, motra e djegur nga malli për familjen, del në kopsht dhe u lutet zogjve që të shkojnë në vendin e saj dhe t’i thonë të vëllait të vogël se nuk po e mban besën që i ka dhënë dikur. Dhe zogjtë ia mbarojnë porosinë: “Në krah qyqja kenka çue/ Mi gur të vorrit Halilit po i bjen/ A dredhë Halilit e i ka thanë/ Nji selam motra ty të çon: Ku e ke besën qi i ke dhanë?”20 te sa ke ç’e thom: ja sa e thashë, menjëherë. Motra mezi pret çastin që të kthehet edhe njëherë në gjirin e familjes. Por kur niset me vëllanë, në vend të gëzimit, zemrën ia pushton një valë dyshimesh që i ngjallen nga disa shenja të këqija që sheh udhës: të vëllait i bie era dhe; ai as ha, as pi, as këndon, as i bie fyellit; zogjtë lajmërojnë gjëra të çuditshme. 21 flokët.22 të mykur.23 rrugët.24 tokë, baltë.25 kur vijnë përpara shtëpisë, shohin se dritaret e saj janë të mbuluara nga bari, çatia është gjysmë e rrëzuar, oborri me varre!26 arritën.27 Vajza ngjit shkallët me nxitim, por në vend të vëllezërve, kunatave, nipave dhe mbesave, brenda shtëpisë të lyer qark me të zezë, gjen një plakë të verbër, pa asnjë njeri pranë! 28 vërtet.29 gishtin. 30 Kënga mbyllet me skena të trishtuara e dramatike. Kulmi i tragjedisë: nënë e bijë duke biseduar për këto fatkeqësi që i ka pllakosur plasin si një shishe verë nga hidhërimi, njëra në prag e tjetra në derë të shtëpisë. Fillim i gëzuar, fund tragjik. Shumica e varianteve tona, në kontrast me fundin tragjik nisin me një atmosferë të gëzuar. Ato paraqesin një familje të gëzuar dhe plot djem, ku mbretëron dashuria dhe harmonia. Por lumturia e kësaj familjeje nuk zgjat për shumë kohë. Vajza ikën nga shtëpia dhe humbet në dhe të huaj. Pas martesës së motrës, vëllezërit vdesin në luftë ose nga sëmundje të ndryshme dhe fatkeqësitë ndjekin njëra-tjetrën, gjersa familja e madhe me nëntë djem e me nëntë nuse shuhet tërësisht.160

