Page 164 - Demo
P. 164
mënyra si janë konceptuar;marrëdhënia midis tyre;mjetet gjuhësore dhe stilistike me të cilat portretizohen.12. Cila është simbolika e personazheve në secilin variant? 13. Shpjegoni ndryshimet mes varianteve të këngëve të vëllait të vogël.Variantet e këngëve të vëllait të vogël1 2 3 4Ndryshimet mes varianteveDetyrë 1. Nga krahasimi mes variantit të Dhoqinës, të Doruntinës dhe të Garentinës, çfarë ka mbetur e pandryshuar?Kënga e DhoqinësDitën e pashkës në drekëçu ther një ka në fshat; vajta e mora një okë1 mishdhe e hodha në kusi,me vrap dola në avlli2,të marr një kërcu të zi.të më shpiket3 një stëhi4,me vrap m’u hodh në kusimë helmoi djemt e mi,nëntë djem e nëntë nuse,të nënta me djem në duar.Nëntë djepe, ç’mi përmbyse,nëntë pajë ç’m’i zhurite,nëntë dyfekë ç’m’i shite.Kostandin, të ardhtë gjëma,5martove Dhoqinën larg,larg e larg mërguar,tre male kaptuar!Ditën e pashkës së madhe,Dhoqina na hidhej valle,Kostandini u ngrit nga varri,rrasa6 iu bë kalë,balta iu bë shalë,vrap e vrap e te Dhoqina: -Mirserdhe, o im vëlla!Në ke ardhur për të mirë,të vishem si gjeraqinë,7në ke ardhur për të keq,të vishem si kallogre8.-Jo motër, sikundër je.I hipi në vithe kalit,Zogjtë udhës thoshin: -Ciliviu, viu, viu,kush ia bën ia bën vetiu,keni par’ e s’keni parë,shkon një zogëz bishtbardhë,I vdekuri me të gjallë.Vete gjer tek der’ e kishës: -Ik moj Dhoqinë,se kam punë n’ajodhimë,9se aty e kam shtëpinë.Vajti gjer te dera,çëk, çëk në portë.-Ç’je ti që kërcet në portë?Mos je bushtër,10 a mos je murtajë,11a mos je zonja12 murtajë,që më hëngre djemt’ e mi?-Hap, moj nënë, derën,jam Dhoqin’e vetëm!-Me cin13 erdhe, moj Dhoqinë?-Unë ardhsh me Kostandinë.-Ç’Kostandin, moj t’ardhtë gjëma!Kostandin i vdekurç’bën tre vjet pa tretur?Një në prak e një në derë,plasën si qelqe me verë.Balada popullore shqiptare, 1982, 32-341 masë peshe afërsisht 1, 5 kg.2 Oborr. 3 Shfaqet. 4 Qenie mitologjike që besohej se u bënte të këqija njerëzve. Nganjëherë përfytyrohet si gjarpër.5 Lajm i keq, mandatë.6 Guri i varrit. 7 Gjeraqina është një lloj skifteri. Populli e përdor për gratë e shpejta dhe të shkathëta; këtu: të vishem bukur. 8 Grua e mjerë, e veshur me të zeza. 9 Një vend i caktuar në kishë.10 Grua e ligë.11 Sëmundje e rëndë, ngjitëse dhe epidemike.12 Këtu është përdorur për efekt zbutës, me eufemizëm, për ta marrë me të mirë.13 Cilin.162

