Page 165 - Demo
P. 165
Kënga e DhoqinësKostandini e GarentinaIsh një mëmë shumë’ e mirë,Kish nëntë djem të hijshëmE të dhjetën kish një vajzë,Që e quanin Garentinë.Për t’u martuar me këtë vajzëVejin e vijin në dhe të tyreBij zotërash e bujarë.Pastaj erdh një trim i largë.E ëma me të vëllezritNuk dojin se ish fort tutje; Vetëm donte që t’ja eptei vëllai, Kostandini.“Bëne, mëmë, këtë krushqi!”“Kostandin, o biri im,Ç’është kjo puna jote,Që do t’ma çojsh vajzën kaq’ larg?Se n’e daça unë për gëzim,Për gëzim pastaj s’e kam; Në e daça unë për helm,Unë për helm atë s’e kam.”“Vete unë mëm’ e ta sjell.”E martuan Garentinën.Erdh një vit shumë i prapëE i korri asaj zonjenëntë bijt në një shesh lufte.Ajo u vesh në të zezae i nxiu dhe shtëpitë.Kur iu gdhi të krishterëveE shtuna e të vdekurve,Doli e vajti ajo në kishë,Tek ishin varret e të bijve;E përsipër çdo varri,Çdo varri t bijve t’sajZu e ndezi një qiriE më qau një vajtim;Po te varri KostandinitDy qirinj e dy vajtime!“Kostandin, o bir i im, Ku është besa që më dheSe do m’sillje Garentinën,Garentinën tët motër?Besa jote nënë dhe!”Si u ngrys e u mbyll kisha, Ja tek drita e qirivjetKostandini u ngrit nga varri.Guri q’i mbulonte varrinJu bë një kal’i harbuarMe paravithe të zezë;Unaza që mbante gurinJu bë një fre i ërgjënt.I hipi e ngau shpejt.Arriti si kish dalë diellite shtëpia e së motrës.Gjet në shesh para pallatittë bijt e së motrës,Që bridhnin pas dallëndysheve.“Ku vajti zonja mëm’e juaj?”“Kostandin, o zoti lalë,Po hedh valle në fshat”.Vajti drejt te vallja e parë.“Vajza të bukura jini,Po për mua hije s’kini.”U qas e i pyeti: “Gëzuar, o e bardha vajzë!Është me ju Garentina,garentina ime motër?”“Shko përpara, se do ta gjeshme një cipun1 të ndritshëmE me cohë kadifeje.Kur vajti te vallja e dytë, U afrua të pyeste.“U! Kostandini, im vëlla!”“Garentinë, eja të shkojmë,Do vish me mua në shtëpi!”Po thuam si, vëllai im; Se në ardhsha unë për zi,T’vete t’vishem në të zeza; Në se shkojmë për gëzim, T’vete t’marr stolit’ e mira.”“Eja shkojmë ashtu si je!”E vu në vithe të kalit.Vejin në një rrugë të gjatë, E pyeti Garentina:“Kostandin, o im vëlla, Një shenjë të keqe unë po shoh: Shpatullat tuaja të gjëraJanë mbuluar me myk!”“Garentinë, o motra ime,Tymi i dyfeqevetKrahët m’i myku.”“Kostandin, vëllai im,Tjetër shenjë të keqe shoh: Flokt e tuaja dredha-dredhaJanë pluhurosur.”“Garentinë, o motra ime,Të bëjnë sytë nga pluhuri i udhëve”.“Kostandin, vëllai im, Pse vëllezërit e mij si dritae të bijt e zotit lalë,S’duken të na dalin para?”“Garentinë, o motra ime,Ndofta janë përtej në rrolete nuk na presin të vinim sonte.”“Një shenjë të keqe po shoh: Dritaret e shtëpisë sonëJanë të mbyllura me barë!”“I mbyllin prej erës detit,Se këndej vrahet dimri.”Erdhën e shkuan nga kisha.“Lem të hyjë në kishë të falem!”Ajo vetëm shkallëve lartVajt e hipi tek e ëma.“Hape derën, mëma ime!”“Kush jeti ti aty te dera?”“Zonja mëm’ jam Garentina”.“Çporru tutje bushtra vdekjeQ më morë nëntë bije në zë të sime bije,vjen tani t ëmë marrsh mua.”“Oh! Hape i zonja mëmë!Jam unë vetë Garentina”E ëma e hapi derën.“Kush të suall, moj bia ime?”“Mua më solli Kostandini,Kostandini im vëlla.”“Kostandini tani ku ë?”“Hyri në kishë të falet.”“Kostandini im ka vdekur!”Mbahu e ëma tek e bia,Mbahu e bia tek e ëma,Vdiqnë e ëma dhe e bia.Këngë legjendare, 1955, f. 22-29 1jelek.163

