Page 166 - Demo
P. 166
NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Ismail Kadare dhe folkloriE gjithë krijimtaria e Kadaresë është ngritur mbi mite, legjenda e balada. Është e ditur se rrëfimet të tilla që rimerren në letërsinë moderne, mund të krijojnë deri dhe struktura të përmbysura, por në krijimtarinë e Kadaresë kjo strukturë ruhet. Veprat e tij e veshin mitin, legjendën dhe baladën me rrëfimin autorial. Mbi strukturën e tyre, ai ndërton rrëfime të reja, duke ndërtuar fabulën, intrigën dhe mbajtjen pezull të kureshtjes së lexuesit. Në më të shumtën e rasteve, Kadare kërkon të gjejë një të vërtetë “të thjeshtë dhe të tmerrshme” në zemër të enigmës. Për këtë, i duhet të ecë mbrapsht: ta zhveshë rrëfimin popullor nga mbishtresimet fantastike, fetare etj., për të zbuluar atë çka qëndron në thelb të krijimit, domethëniet e tij të pashpallura. Ai u vesh këtyre rrëfimeve kuptime dhe mesazhe të reja që i vlejnë të tashmes dhe së ardhmes.Balada dhe legjendaBalada është një formë e veçantë e letërsisë gojore, në të cilën përzihen elementet epike e dramatike, por mbizotërojnë elementet lirike.Në qendër të baladës është tragjikja individuale dhe koncepti themelor i saj është nderi apo besa e dhënë. Kështu, ajo dallon prej legjendës e formave të tjera, pasi nuk ka në qendër temat kolektive e heroike.Strukturën e përmbajtjes së baladës e karakterizojnë kapërcimet e mëdha dhe përqendrimi në situata themelore të zhvillimeve psikologjike.Legjenda, ose gojëdhëna, është tekst i përcjellë gojë më gojë, i cili u kushtohet njerëzve ose dukurive që ndodhin apo kanë ndodhur kur këta njerëz a dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzore. Në këto rrëfime, ndodhitë apo aftësitë e personave jepen si fuqi mbinatyrore, por lidhen me bëma apo aftësi të vërteta.Balada e Besës. Vepra e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” është romanizimi i motivit të besës, nga balada e vëllait që shkon në luftë dhe vdes. Ne dimë prej baladës se gjithë djemtë e tjerë janë të vdekur dhe se Kostandini i premtoi zonjës mëmë se do t’ia sillte Doruntinën e martuar larg.Një natë, pas një udhëtimi të mjegullt, të veshur me terr e me mister, Doruntina ia beh në derë.Doruntinën e martuar në vise të largëta ia sjell nënës së dëshiruar... kush?Doruntina është e sigurt se ka udhëtuar me Kostandinin, në të njëjtin kalë, ndërkaq që ai ka vite që dergjet nën dhé.Kjo enigmë trand e shtang nënë e bijë.Të dyja, të tronditura, gjejnë vdekjen, një në prag e një në derë, siç e tregon balada.Vdekje brenda jetës. Të zakonshme dhe të pazakonshme. Jetë brenda vdekjes. Të jashtëzakonshme.Romanizimi i baladës në romanin e KadaresëI tërhequr nga kjo baladë, Ismail Kadareja e rimerr atë për të krijuar një vepër në prozë.Të lexosh “Kush e solli Doruntinën” është para së gjithash kënaqësi, sepse e lë lexuesin pa frymë deri në faqet e fundit. Leximi i kësaj vepre do të thotë të depërtosh në një 164

