Page 167 - Demo
P. 167
botë të njohur dhe të mistershme njëkohësisht, që prek fantastiken; të ndjekësh me ëndje romanizimin e një balade në një roman me famë botërore.Titulli ndërtohet duke tërhequr vëmendjen mbi atë që është e pazakonshme dhe e parrokshme në këtë vepër, ku jeta dhe vdekja..., e mbështillnin palë-palë njeriun pambarimisht, ...gjer në pafundësi.Ismail Kadare integron asociacionet, ëndrrën dhe halucinacionet si procedime me të cilat krijohet realiteti artistik brenda reales dhe joreales, botës objektive dhe botës abstrakte të njeriut me antagonizmat, paradokset dhe mrekullinë e tmerrit metafizik të ekzistencës.Rindërtimi i baladës prej Kadaresë. FantastikjaRomani rindërton baladën dhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi çështjen e ngritjes së njeriut nga varri. Mund të duket, për së pari, se shpjegimet mbi të vërtetën e ngjarjes janë të orientuara drejt një rendi njerëzor. Stresi, përmes këtij kalimi kërkon të zbërthejë ngjarjen, por ka kurdoherë diçka që rrëshqet nga njerëzorja dhe humbet në jonjerëzore. Këtë ai nuk arrin ta kuptojë. Njeriu i gjallë me gjithë arsyetimin e tij të stërholluar, nuk mund ta zbulojë misterin e rendit të universit.Kapiten Stresi endet midis ngjarjes dhe çmitizimit të saj, i pafuqishëm për të riprodhuar tërësinë. Nëse depërton “të vërtetën”, duke e çliruar, e shkatërron atë, nëse vërteton epërsinë e saj të plotë, e respekton, por e kthen në një gjendje ende të mistifikuar.Duket sikur është dënuar që për ca kohë të vazhdojë të flasë së tepërmi për realitetin. Në një përrallë, roman apo film fantastiko-shkencor, jorealja ndërtohet në një botë tjetër. Fantastikja vendoset në kufirin midis dy botëve. Gjithçka është në të njëjtën kohë reale dhe anormale. Pikërisht kjo sugjeron frazën e mëposhtme: kishin synuar drejt njëri-tjetrit për t’u bashkuar në gjallje dhe në vdekje, në një jetë vdekje, apo vdekje jetë të përzier.Peripecitë dhe elementet modifikuese ndërtojnë trupin e rrëfimit dhe përkojnë me kap II-VI.Hetimi dhe “zgjidhja” e misterit. Kapiten Stresi vendos të hedhë dritë mbi misterin.Meqenëse nuk beson te fantazmat, kërkon dëshmitarë në të gjithë vendin dhe bën thirrje për këtë. Kush ka parë natën e 11-të, duke u gdhirë 1 tetor, një burrë me një grua që kalërojnë së bashku? Kjo është faza e parë e hetimit. Asgjë nuk del nga kjo.Doruntina pohon se ka ardhur me të vdekurin. Por ajo vdes menjëherë bashkë me të ëmën. Nga se? Dhe pse të dyja bashkë? Misteri thellohet. Vijojnë ngjarjet me varrimin.Një pëshpërimë përhapet: është pikërisht Kostandini që e solli të motrën. U ngrit nga varri për të respektuar besën, fjalën e dhënë nënës për të shkuar e për ta sjellë Doruntinën, në rast nevoje. Pëshpërima merr dhenë, ajo ka rrjedhoja politike. Konflikti mes kishës katolike (Romës) dhe asaj ortodokse (Bizantit) ndizet përsëri. Misteri që mbetet i pazgjidhur merr përmasa shqetësuese: duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.Kushërinjtë e burrit të Doruntinës i sjellin Stresit një letër që ajo e ka shkruar për të shoqin. Është e para provë materiale e hetimit, por që i ndërlikon gjërat në vend që t’i qartësojë. Doruntina në atë letër i thotë se po niset tek e ëma me të vëllanë, Kostandinin. Por, ajo vetë, a e besonte vërtet atë që shkroi? Apo ndoshta po i fshihte të vërtetën të shoqit se po shkonte me dashnorin e saj? Disa fjalë “të fshira” të letrës u lënë vend të gjitha hipotezave dhe të gjitha dyshimeve.165

