Page 168 - Demo
P. 168
Arrestimi i një të dyshuari duket më në fund se e zgjidh enigmën. Ai jep një shpjegim të pritshëm dhe banal për sjelljen e Doruntinës. Për të fshehur historinë e lidhjes së tyre, do t’i jetë dashur të shpikte historinë e ngritjes nga varri të të vëllait. Kështu çdo gjë dukej e qartë, logjike. Por gjithçka ndryshoi kur ai u vu nën torturë.Kostandini, kundërshtari politik. Pëshpërima që nuk resht së marri dhenë, e bën Kostandinin “një Krisht të dytë”. Gjatë hetimeve, Stresi zbulon personalitetin e vërtetë të Kostandinit, atë të një kundërshtari politik, të përshkuar nga një ideal lirie, tolerance dhe drejtësie. Kështu shprehen “dishepujt” e tij. Autoritetet politike e fetare i kërkojnë Stresit ta zgjidhë sa më parë këtë çështje, të veprojë sa më shpejt dhe ta gjejë se kush e solli Doruntinën.Nga fjalimi i kapiten Stresit në faqet e fundit të romanit, shohim se “Kush e solli Doruntinën”, kjo vepër e re arti përbën një forcë thellësisht lidhëse të fenomeneve, fateve dhe thelbit të brendshëm të gjërave.Një asamble e përgjithshme, e madhe në numër, pret me padurim të dijë në ç’përfundim ka dalë kapiten Stresi për këtë çështje. E para befasi e madhe: ai që gjatë gjithë hetimit të tij s’ka reshtur së mbështeturi shpjegimet e arsyeshme, shpall para të gjithëve se është Kostandini që e ka prurë Doruntinën. Kthesa e dytë e papritur: ai, Kostandini, është shpirti i popullit shqiptar. Enigma është zgjidhur në mënyrë simbolike. Mirëpo ajo ka ngritur një tjetër enigmë. Stresi zhduket dhe asnjë s’e di ku ka shkuar. Pra, vetë përfundimi fsheh një mister.Vlera dhe ngjyrime të baladës në romanShkrimtari, me këtë baladë paramesjetare, do të vendosë në mënyrë aluduese fije lidhëse me Shqipërinë e bashkëkohësisë së tij, me Shqipërinë e mbyllur të viteve ’70.Për shembull, ringjallja e Kostandinit te “Kush e solli Doruntinën” mund të dëshmojë se fuqia e njeriut është e barabartë me atë të hyjnive. Shpresa e një rilindjeje, besimi te një ringjallje e njeriut, në kuptimin shpirtëror të fjalës, në një kohë kur rreziku i shuarjes së individit në bashkësi kërcënonte, duket të ketë qenë qëllim i autorit.Romani nuk karakterizohet vetëm nga përmasa fantastike. Pak nga pak, si pa e kuptuar, romani rindërton mënyrat e jetesës dhe të besimit; ai evokon konflikte politike, fetare, që s’kanë asgjë nga fantastikja apo imagjinarja.1. Përcaktoni karakteristikat e veprës“Kush e solli Doruntinën”, si më poshtë:Lloji ____________________________________________________________________________________________________________Tema kryesore __________________________________________________________________________________________________Motivet _________________________________________________________________________________________________________S T U D I M T E K S T I 166

