Page 169 - Demo
P. 169
2. Tregoni shkurtimisht baladën e vëllait që shkon në luftë dhe vdes.3. Ç’kuptoni me baladë? Ku bëjnë pjesë ato dhe çfarë elementesh përmbajnë?Balada si pjesë e krijimtarisë _____________________________________________________________________________Elementet që ajo përmban ________________________________________________________________________________4. Si ndërtohet titulli i romanit “Kush e solli Doruntinën” dhe çfarë sugjeron ai?Në aspektin gjuhësor ______________________________________________________________________________________Në aspektin kuptimor _____________________________________________________________________________________5. Çfarë aludon autori nëpërmjet ngjarjeve në roman (mjedisi dhe koha)? Mjedisi _________________________________________________________________________________________________________Koha ___________________________________________________________________________________________________________6. Plotësoni më tej fjalinë: Autori synon të dëshmojë, nëpërmjet ringjalljes së Kostandinit te “Kush e solli Doruntinën” se ________________________________________________________________________________________________Zbuloni në vepër elemente reale dhe joreale/fantastike. Përse autori i ndërthur këto elemente?Elemente reale Elemente joreale____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________7. Renditni disa nga pyetjet që shtrohen në roman.8. Portretizoni Stresin. Cili është misioni i tij? A beson ai te fantazmat? Si arrin ai të hedhë dritë mbi misterin?9. Çfarë thuhej në letrën e Doruntinës për të shoqin? A i sqaron apo i ndërlikon më tej hipotezat lidhur me çështjen se kush e solli Doruntinën?- Përse autoritetet politike e fetare i kërkojnë Stresit ta zgjidhë sa më parë këtë çështje?10. Një asamble e përgjithshme, e madhe në numër, pret me padurim të dijë në ç‘përfundim ka dalë kapiten Stresi për këtë çështje. Në cilat përfundime ka mbërritur ai pas hetimeve?11. Në ç’mënyrë jepet zgjidhja e enigmës? 12. Cila është enigma tjetër që shtrohet para lexuesit? Çfarë fsheh përfundimi i veprës?Detyrë 1. Krahasoni romanin e Kadaresë me legjendën e Kostandinit dhe të Doruntinës për nga elementet e formës dhe të përmbajtjes, për të vënë në dukje pikëtakime dhe dallime mes tyre.Forma Përmbajtja Legjenda/ baladaRomani i Kadaresë167

