Page 17 - Demo
P. 17
Zhvillimi i folkloristikës deri në vitin 1944Në vitet në vazhdim, puna për mbledhjen dhe studimin e folklorit u bë më sistematike.Këndvështrimi atdhetar i krijimtarisë folklorike, si një shtysë e rëndësishme për ta regjistruar dhe botuar atë, është i pranishëm edhe në shekullin XX. Mbledhësit e folklorit shqiptar botuan në revista të ndryshme këngë, përralla, proverba, gjëegjëza.Pas Shpalljes së Pavarësisë vazhdoi botimi i folklorit nëpër revista e gazeta. U botua seria në 15 vëllime “Visaret e Kombit” (1937-1944), dy vëllime të titulluara “Prralla kombëtare”, dy vëllime me proverba etj. Kontributin kryesor për botimin e veprës monumentale “Visaret e Kombit” e dhanë D. Kurti dhe B. Palaj. Shquhen gjithashtu si mbledhës dhe botues: F. Fishta, L. Nosi, K. Kamsi, K. Gurakuqi, F. Konica, E. Çabej, Z. Valentini, E. Koliqi, M. Frashëri etj.Botime të rëndësishme deri në Luftën e Dytë Botërore“Zana popullore” (Kasëm Taipi, 1933); “Skënderbeu mbas gojëdhanash” (Marin Sirdani, 1926); “Kallxime popullore” (A. Sirdani, 1933); “Prralla kombëtare, mbledhë prej gojës së popullit” (Atë Donat Kurti, 1942); “Goja e popullit t’onë, në Folklorë... IV” (proverba nga Kolë Kamsi, 1943); “Një tufë proverbash” (Sotir Kolea, 1944); “Valët e Vjosës” (Nazif Mamaqi); “Goja e popullit” (Karl Gurakuqi, G. Mikeli); “Doke e kanu të Dukagjinit”, \\i djegur” (Mitrush Kutelit, 1943).Zhvillimi i folkloristikës pas vitit 1944Mbas Luftës së Dytë Botërore u krijuan institucione për studimin sistematik dhe të thelluar të folklorit e të kulturës popullore. Në revista dhe në botime periodike u përfshinë krijime nga proza dhe poezia popullore. Si rezultat i punës serioze të Q.Haxhihasanit, Z. Sakos, R. Sokolit, K. Haritos, A. Uçit, J. Panajotit, B. Krutës, R. Bogdant, N. Agollit etj. u botuan katër seri ku përfshihen 15 vëllime të ndërtuara mbi bazën e kritereve të mirëfillta shkencore.\e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet iden “Atdhe” kupton mirfillit randsin e madhe qi për kom ka në vedvedi të mbledhunt e “folklores” së tij komtare. “Folklora” asht pasqyra e kthjelltë e psikes së komit; asht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujve; asht cehja e pashtershme e gjuhsis e e letërsis komtare.\Gj. Fishta, Parathane, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, 1933“Nga heronjtë e Homerit të mitologjisë e të demonologjisë greke e gjer te poema bizantine (Digenis Akritasi) shtrihet filli i ngjashmërisë së eposit shqiptar me eposin greko-bizantin.Shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë e shpjegojnë emrin e Uliksit me fjalën shqipe udhë (pra Odhiseu – Udhëzi). Circeja e Homerit ka simotrën e saj në një mori përrallash e legjendash.Katallanët me një sy (Polifemi), gruaja që pret burrin e ikur (Penelopa), Kthimi i Kostandinit të vogëlith në prag të dasmës (kthimi i Odiseut), njeriu që zbret në ferr (Odhiseu, Orfeu), vdekja false e heroit dhe rishfaqja e tij, vrasja e Patroklit veshur me rrobat e Akilit dhe rishfaqja e tij, këto e të tjera të ngjashme janë të shpeshta e të natyrshme në poetikën shqiptare. [...] Poezia, e sidomos proza popullore shqiptare, është një kontinent akoma i paeksploruar mirë, me kufij të pamatë, shtrirë sa në botën reale, aq edhe në mosqenie. Nëpër të, si nëpër mjegull fërkohen mitologjitë greke, egjiptiane, bizantine dhe asire. Çuditë më të mëdha i gjen atje: që nga personazhet me përmasa vërtet botërore si e “E bukura e Dheut” (një lloj Mis Bota) e gjer te relativiteti i kohës, i Anjshtanjit (“Tri ditë ishin atje si tre vjet në këtë botë”).\15

