Page 171 - Demo
P. 171


                                    i madh, ç’po dëgjojmë, ia bënin njerëzit. Ja si paskëshin qenë pleksur punët. Por kisha ortodokse e Bizantit, ajo që për këso shkeljesh nuk kishte kursyer as patriarkë, as perandorë, e kishte kapur më në fund fillin e djallit dhe së shpejti do të ftillonte gjithçka. Armiqtë e saj do të mbeteshin me gisht në gojë.2. Ata vështronin njëri-tjetrin. Ishin katër djem: Shpendi, Milosaoja dhe dy djemtë e Radhenjve. Pothuajse çdo mbasdite, Stresi shkonte t’i gjente te Bujtina e Re, ku ata e kishin zakon të rrinin qysh nga koha kur Kostandini ishte gjallë. Njerëzit që e shikonin Stresin midis tyre, tundnin kokën habitshëm. Disa thoshin se rrinte me ta për arsye pune, disa, përkundrazi, thoshin se rrinte kot, për të kaluar kohën. E ka mbaruar kumtesën, thoshin, dhe tani po çlodhet. Kurse të tjerë ngrinin supet. Ku mund ta dish përse rri me ta. Është i thellë Stresi, pus. Asnjëherë s’mund ta dish përse e bën një gjë dhe përse s’bën një tjetër.169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175