Page 174 - Demo
P. 174


                                    Kuptojmë tekstin1. Si del tema e besës në këtë kapitull? Si bëhet ajo ideal politik, utopi?2. Cila është drita tjetër që hidhet mbi personazhin e Kostandinit? Si do ta quanit ju atë?3. Përse themi se përgjigjet e shokëve (“dishepujve”) të Kostandinit i rrëshqasin çdo logjike të arsyeshme të kapiten Stresit?4. Cili është shkaku që nxiti konfliktin mes kampeve? Gjuha dhe përdorimi i saj5. Nxirrni në pah referencat dhe aludimet fetare kaq të shumta në numër në këtë kapitull.6. Si i shihni ju shokët e Kostandinit? Ku flitet për “dishepuj”? Çfarë do të thotë kjo fjalë dhe kush e sugjeron atë?7. Identifikoni në tekst foljet në të tashmen e kushtores. Cili është funksioni i përdorimit të tyre?Foljet në të tashmen kushtore Funksioni i përdorimit të tyre________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Reflektim dhe vlerësim dijesh8. I tërhequr nga balada e vëllait të vdekur, Ismail Kadare e rimerr atë për të krijuar një vepër në prozë. Çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar vepra nga trajta e saj fillestare, legjenda?9. Pëshpërima e njerëzve, sa vjen e bëhet një zë i pavarur, aq sa duket si një personazh i tërë i vërtetë.Pse shprehja “një tjetër botë” është në mënyrë të veçantë e mirëpritur? Jepni kuptimin e parë dhe kuptimet e dyta apo shtresat kuptimore që merr fjala botë në këtë shprehje.Kuptimi i parë _____________________________________________________________________________________Shtresat kuptimore të përftuara _________________________________________________________________10. Hipoteza e ngjarjes së mbinatyrshme imponohet në mënyrë rritëse. Si e realizon autori këtë efekt?11. Në një vepër, mbajtja pezull e kureshtjes (suspansi) ka të bëjë me një moment pritjeje. Veprimi duket i lënë në pritje të një zhvillimi të shpejtë dhe të ankthshëm. Koha lihet pezull. Bashkimi i së tërës, dhënia kuptim e saj është rasti i zgjidhjes së enigmës.- Si e realizon autori lënien pezull të kohës? Me ç’mjete e teknika?- Ka pasur vërtet ngritje nga varri? 12. Diskutoni se si mbajtja pezull e kureshtjes prek fundin, pa e marrë vesh ne asnjëherë se për cilën zgjidhje të saktë bëhet fjalë. Ç’lidhje ka kjo me natyrën e baladës që ka shërbyer si pikënisje për këtë romanizim?Detyrë 1. Balada për vëllanë e vdekur dhe ngritjen e tij nga varri gjendet në disa variante. Sillni njërin prej tyre dhe diskutoni rreth pikëtakimeve të baladës e të romanit të Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”.S T U D I M T E K S T I 172
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178