Page 175 - Demo
P. 175


                                    CIKLI I KRESHNIKËVE Lashtësia e këngëve të Ciklit të Kreshnikëve Epika mbështetet në rrëfimin e jetës, ngjarjeve dhe bëmave të njeriut. Përveç këngëve historike, në të përfshihen edhe këngët legjendare, krijime që flasin për njerëz a ngjarje të dëgjuara, por që kanë të shtuar fantazinë, elementet e mrekullisë, elementet fantastike dhe ato të përrallës. Mjaft të njohura janë legjendat për figurën e Skënderbeut dhe këngët legjendare të Ciklit të Kreshnikëve.Mesjeta është periudha në të cilën morën formë epopetë e mëdha evropiane, siç janë: Këngët e Rolandit, Sagat Skandinave, Këngët e Sidit apo Këngët e Nibelungëve, por edhe ciklet epike të popujve të Ballkanit, siç është Eposi i Kreshnikëve. Ndërmjet eposeve që u përkasin vendeve të ndryshme evropiane, janë vërejtur ngjashmëri të shumta si në tematikë, ashtu edhe në stil. Cikli i Kreshnikëve, duke qenë pjesë e familjes së eposeve evropiane, si për sa u përket elementeve të brendisë, ashtu edhe atyre të formës, mund të shihet i lidhur me eposet e tjera evropiane. Nuk mund të flitet për një datë të saktë të krijimit të tij. Aty gjenden gjurmë, të cilat dëshmojnë se këto këngë rrjedhin që nga koha e dyndjes së sllavëve nga Danubi i Poshtëm për në Ballkan, por edhe gjurmë të luftërave më të vjetra në trojet shqiptare.Në rapsoditë e këtij cikli shpaloset bota, filozofia dhe psikologjia e shqiptarit, marrëdhëniet feudale në Shqipëri (kreshnikët janë në luftë të vazhdueshme me krajlët sllavë) etj.Eposi mesjetar shqiptar është dëshmi e fortë e një kulture të lashtë autoktone, komplekse dhe në marrëdhënie me popujt e tjerë.Eposi i Kreshnikëve është konsideruar fryt i historisë së popullit tonë ndër shekuj, veçanërisht gjatë periudhës së mesjetës.Këngët kreshnike flasin për luftërat kundër sllavëve (shkive), që u dyndën në Gadishullin Ballkanik e vazhduan për shumë kohë. Ballkani u trondit prej tyre dhe i kundërshtoi me forcë. Kundërshtimin më të madh, këto dyndje e hasën në kufijtë veriorë të trojeve shqiptare dhe këtë e vërteton fakti se pikërisht aty u ndërpre shtrirja e tyre. Pavarësisht se dokumentimi i plotë i asaj çfarë ka ndodhur mungon, drama e përgjakshme mund të merret me mend. Kujtime të saj, të kaluara gojë më gojë e brez pas brezi duket se janë bërthama e parë e Ciklit të Kreshnikëve.Vërshimi i dytë serb i Stefan Dushanit, këtë herë i llojit tjetër, jo në formë dyndje fisesh, por në formën e agresionit shtetëror, e ringjalli shumë shekuj më vonë bërthamën e parë të këtij eposi, duke i dhënë trajtën e një cikli rapsodik, natyrisht ende larg formës së tij të fundit.Kujtimet e luftërave të këtyre kohërave mendohet se kanë dhënë lëndën e parë për këto rapsodi.173
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179