Page 178 - Demo
P. 178
\Trimi, po të vijë rasti, rrëmben disa vasha në të njëjtën kohë; dy edhe tridhjetë vasha, vashën vetë dhe shoqet e saj. Trim i tillë është Halili. Ai rrëmben Jankën e Bardhë, Tanushën – të bijën e krajlit, dy bijat e Behurit, shoqen e Rushës, nusen e re të Alisë e me këtë rast bahen darsëm e domane.Në këngët tona kreshnike të bie në sy fakti që kreshnikët i presin me shumë krenari dyluftimet. Heronjve nuk u intereson nëse do të vdesin apo do të shpëtojnë gjallë, atyre u intereson vetëm nderi, trimëria e lavdia. Në Ciklin e Kreshnikëve, për personazhet nuk është normale kur kalon një kohë e gjatë pa bërë çetime, dyluftime e rrëmbime. Në Eposin e Kreshnikëve, dyluftimet, çetimet e rrëmbimet janë veprimtaria e zakonshme e një kreshniku, sepse personazhet, duke mos qenë vasalë apo ushtarë, janë luftëtarë të një tipit tjetër; janë “cuba” që si të thuash “rrojnë me sot me nesër”. Në karakteret e tyre mesjetare gjejmë ndër të tjera gjurmë të karaktereve të epopeve të lashta dhe të mentaliteteve arkaike.S T U D I M T E K S T I 1. Ç’lloj krijimesh janë këngët e Ciklit të Kreshnikëve? Argumentoni, duke përcaktuar gjininë, mënyrën e paraqitjes së ngjarjeve, personazheve, mjedisit.2. A mund të flitet për një datë të saktë të krijimit të Eposit të Kreshnikëve? Kur mendohen fillesat e tij? Nëpër cilat etapa historike ka ecur krijimi i këngëve të tij?3. Cilat janë temat dhe motivet kryesore të Ciklit të Kreshnikëve?4. A mund të thuhet se Cikli i Kreshnikëve ka një subjekt dhe strukturë të njësuar? Argumentoni mendimin tuaj.5. Cilat janë personazhet kryesore të eposit? Përshkruani pozicionin e secilit në vepër dhe marrëdhëniet midis tyre.6. Ç’kuptoni me termat “mejdan”, “bejleg”? Pse zhvillohen ato dhe si i presin kreshnikët këto përballje? Konkretizoni me shembuj.7. Krahasoni Mujin dhe Halilin, duke dalluar të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre.8. Ç’vend zënë në cikël personazhet femërore? 9. Cilat formula përdoren prej kreshnikëve për rrëmbimin e vashave?10. Përse nëna e Mujit dhe e Halilit nuk na del kurrë me emrin e saj?11. Një nga momentet lirike në këngën “Martesa e Halilit” është përshkrimi i Tanushës nga Halili. Me ç’mjete stilistike realizohet përvijimi i imazhit të saj? Gja ma t’mirë s’shef njerí nën ket diell!Vetulla e saj ndrejt si fiskaja,shteku i ballit si shteku i malit,kur merr hana me prarue,syni i saj si kokrra e qershisë,e ka qerpikun si krahi dallndyshës,ftyra e saj si kuqet molla n’degë,hunda ndrejt si kalemi i Tushës,goja e vogël si lula qi shpërthen,dhamët e bardhë si gurzit e lumit,fill mbas shiut kur po shndritë dielli,qafa e saj si qafa e pllumit,shtati i saj si ‘i shtat çetinet,misht e dorës porsi rremi i shemshirit.Detyrë1. Me të njëjtën teknikë përshkruese, si në rastin e Tanushës, rapsodi sjell edhe imazhin e Halilit.Identifikoni figurat letrare dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre.176

