Page 179 - Demo
P. 179


                                    CIKLI I KRESHNIKËVE Roli i individit në lindjen e krijimit epikNë procesin e lindjes e të bartjes së veprës së letërsisë gojore, një gjë ka qenë dhe është e sigurt: individi është ai që e krijoi këngën dhe me kalimin e kohës, ajo u përcoll te të tjerët.Këto këngë lindën dhe jetuan në mjedisin epik të malësisë, që kishte të gjitha kushtet për lëvrimin e një tradite të tillë. Këngëtarët e këtyre këngëve (lahutarët), të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në bartjen e rapsodive nga njëri brez në tjetrin, këndonin kur u jepej rasti në familje a ndër miq, në fis të tyre a ndër fise të tjera, kur shkonin për festa të ndryshme familjare e popullore. Ata ishin njerëz të thjeshtë që nuk e ushtronin mjeshtërinë e tyre nën shpërblimin material.Meloditë e këngëve të kreshnikëve janë të thjeshta, me karakter recitativ-melodik, çka të kujton aedët e lashtësisë, që kalonin prej një vendi në tjetrin, duke lëvduar e lartësuar bëmat e trimave. Këngëtarët i interpretojnë këngët e kreshnikëve me një zë të fortë gjoksi dhe me një ton burrëror, në harmoni me natyrën epike të ngjarjeve.Rapsodi është një individ me talent të veçantë, të lindur dhe me kujtesë të fortë. Në antikitet, ai konsiderohej si një njeri i frymëzuar nga hyjnitë përmes muzës, prandaj nderohej midis njerëzve dhe kishte një status të veçantë shoqëror.Figurat e heronjve epikë në më të shumtën e rasteve përfaqësojnë tiparet e një kombi dhe idealet e tij. Te Cikli i Kreshnikëve, p.sh., Muji përfaqëson disa nga tiparet kryesore të shqiptarëve. Kjo është një nga arsyet pse këngët marrin karakter kolektiv.Gjatë Mesjetës, në Evropë, rapsodët në popuj të ndryshëm njiheshin me emrin bardë, emërtim i cili u referohet poetëve këngëtarë e kompozitorë që recitonin vargje ku lëvdoheshin bëmat e heronjve, prijësve dhe njerëzve të njohur; zakonisht, emri i bardëve lidhet me fiset kelte. Interpretimi i tyre shoqërohej nga një instrument muzikor si luta ose harpa.Në Francë, për përcjellësit e këngëve të Rolandit (dhe të këngëve të tjera të bëmave) filloi të përdorej edhe emërtimi zhonglerë (jongleurs). Zhonglerët, mund të ishin endacakë, muzikantë, poetë, akrobatë, zjarrngrënës etj. Interpretimi nga individual u shndërrua në interpretim në grup, i ngjashëm me atë të një trupe aktoriale. Sërish në Francë, në mesjetën e vonë u përdor edhe emërtimi trubadur (troubadours) për poetët që ishin njëkohësisht edhe këngëtarë edhe kompozitorë.Qoftë zhonglerët, qoftë trubadurët (të cilët janë vazhdues të traditës së bardëve antikë keltë), qoftë rapsodët ishin njerëz që vinin kryesisht nga shtresat e mesme dhe të ulëta. Origjina e tyre shoqërore ka nxitur idenë romantike të “popullit poet”, duke anashkaluar talentin dhe aftësitë e spikatura të këtyre artistëve dhe rolin e tyre në krijimin e epikës. Historianët e sotëm me të drejtë i konsiderojnë ata si përçues kulture.Ndërthurje mitesh dhe kultesh pagane, të krishtera e mesjetareMitet dhe kultet janë krijuar përgjatë gjithë historisë njerëzore. Dëshira e njeriut për të qenë i gjithëpushtetshëm mbi natyrën dhe botën ka çuar në krijimin e një realiteti fantastik të individit të mbifuqishëm.177
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183