Page 180 - Demo
P. 180
Mitologjia përbën thelbin e eposit shqiptar. Pozicioni i rëndësishëm që zë shtresa mitologjike në eposin shqiptar ka ardhur si rezultat i mendësisë arkaike që populli shqiptar ruante ende në mesjetë. Aq të fuqishme kanë qenë elementet mitologjike në botën shqiptare, saqë edhe në kohët e sotme, në malësitë shqiptare mund të ketë ende njerëz që besojnë në ekzistencën e qenieve mitologjike.Shtresa mitologjike, është një nga shtresat më të moçme të trashëgimisë epike shqiptare. Në mitologjinë e eposit shqiptar ndërthuren kategoritë më të përgjithshme të dijes, të përfytyrimit, të fantazisë dhe ndjesive njerëzore, botëkuptimi, filozofia e jetës, arti, trashëgimi i përvojës dhe i shprehisë krijuese nga njëri brez në tjetrin.Eposi shqiptar është dëshmi e fortë e një kulture të lashtë autoktone, komplekse dhe në marrëdhënie me popujt e tjerë.Në eposin shqiptar kemi të bëjmë me mite dhe kulte kryesisht pagane, një aspekt i tij ky që meriton vëmendje dhe trajtim të veçantë.Figurat mitologjike në epos konsiderohen si trashëgimi pagane e botës ilire. Në këtë grup bëjnë pjesë yjet dhe hëna që bëhen dorëzanë të heronjve kreshnikë; zanat dhe shtojzovallet që u japin kreshnikëve fuqi mbinjerëzore; hyjnitë mbrojtëse të bjeshkëve, pyjeve dhe fateve njerëzore dhe vetë natyra me energjinë e saj çudibërëse.Zanat janë figurat qendrore të mitologjisë shqiptare. Në besimet popullore, zana paraqitet me pamjen e një gruaje të re a të një vajze me bukuri të përkryer, e veshur me rroba nusërie tradicionale vendase të krahinës përkatëse: në Malësi të Madhe me xhubletë, në Malësinë e Gjakovës me petka të së njëjtës krahinë, në Mirditë me veshje të Mirditës etj. Me të drejtë, rapsodia që paraqet takimin e parë të Mujit me zanat, të cilat i japin fuqinë atij, është cilësuar si kënga që hap artistikisht Ciklin e Kreshnikëve dhe mund të quhet rapsodia e shugurimit të këtij kreshniku si luftëtar bëmash të mëdha.Në Ciklin e Kreshnikëve, zana është ruajtur në fazën e zbutur të saj, ndonëse në rapsoditë përmendet edhe atributi i saj “për të shituar”, domethënë për të ngurosur, për të dëmtuar, që përfaqëson fazën e egërsisë.Totem i zanës janë brirët e dhive të egra. Dhia e egër na del me atribute të hyjnisë së pyllit.Zanat e marrin forcën nga tri dhi të egra, të cilat e kanë, sipas disa varianteve, nga një pëllumb në bark ose kanë brirë me tipare të veçanta “të arta”. Ato i thonë nuses së Mujit: Se na i kem sall tri dhi t’egraE i kanë brinat prej dukatit,Të tanë forcën pre’ atyne e kemiTe këta brirë, ato kanë fuqinë dhe njëherësh dobësinë e tyre, mbrojtjen dhe fundin e tyre (kujtojmë këtu rapsodinë e famshme “Martesa e Mujit” ku zanat shitojnë krushqit pasi ata i prishin qetësinë, por Muji i ndihmuar nga nusja, zbulon se sekreti i fuqisë së zanave qëndron te brirët e dhive të egra). Zanat shitojnë, kur u preken trojet ose kur u prishet qetësia.Me zanat, lidhen edhe qenie të tjera mitologjike, si orët e shtojzovallet. Në eposin e kreshnikëve, çdo hero ka orën e vet. Orët i ndihmojnë shpesh kreshnikët në momente kritike, p.sh.: në beteja të vështira kur kreshnikët nuk ia dalin dot, orët fusin në xhepin e tyre thika të helmatisura, duke u ardhur kështu në ndihmë kreshnikëve për të eliminuar kundërshtarin.Siç del nga vëzhgimet e studiuesve, zanat në aspektin konvencional, ruajnë tri faza: egërsinë, aleancën dhe nënshtrimin ndaj njeriut. Zana në epos është më pranë njeriut. Ajo është edhe nënë dhe kjo e ndan atë shumë prej hyjnive virgjëresha të botës greko-romake (kujtojmë këngën “Fuqia e Mujit”, ku Muji pushon së qari fëmijët e zanave).Çeta e kreshnikëve shqiptarë, ajo e tridhjet’ agëve t’Jutbinës, që shfaqet prej botës 178

