Page 181 - Demo
P. 181
njerëzore, e merr fuqinë nga mitet dhe në epos bën jetë heroike, deri kur vjen koha për t’u larguar e për t’u mbyllur në nëntokën e thellë, sepse koha dhe hapësira nuk i nxë më. Kjo mund të karakterizohet si një shtresë e ndërmjetme midis miteve dhe njeriut si qenie vdekatare e kësaj bote.Për Evropën perëndimore mesjetare, e cila ishte e qytetëruar, mitologjia pagane ku njeriu besonte në qenie mitologjike çudibërëse konsiderohej si një fazë e zhvillimit të njerëzimit që tashmë është shumë e largët.Heronjtë dhe kulti i tyreHeroi përbën një ideal njerëzor, njëlloj si i shenjti apo i urti. Heronjtë epikë kërkojnë të kryejnë akte të guximshme, të kenë fuqi e pushtet. Pa zemërimin e heroit ose të Zotit nuk ka epikë. Kujtojmë zemërimin e Akilit që çon përpara veprimin tek “Iliada”, po ashtu zemërimi i jep forcë Rolandit për të çuar përpara betejat. Eposi i Kreshnikëve thuajse në çdo rapsodi na paraqet zemërim të heronjve për një fyerje në kuvend, për shkelje të nderit, për dhunim të varrit etj. Kujtojmë se zemërimi ngre nga varri Mujin dhe Halilin, ngre nga shtrati i vdekjes Gjergj Elez Alinë etj.Në Ciklin e Kreshnikëve, heroizmi është spontan, i brendshëm dhe buron nga domosdoshmëria e qëndresës dhe e përballimit të rreziqeve e vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyrë mendimi, sjelljeje a veprimi, që vë në qendër të sistemit të të gjitha vlerave trimërinë. Ai e trajton heroizmin si një traditë të lashtë, si një kult të vërtetë, si një model etnokulture.Në krijimin e figurave të kreshnikëve doemos që kanë gjetur pasqyrim tronditjet e konfliktet historike ndëretnike të mesjetës së periudhës paraturke. Megjithatë, në këto figura vërejmë dhe një brumë të qartë mitologjik, që u ka dhënë një veshje të mbinatyrshme. Kjo bie në sy në elemente të ndryshme të këtij cikli. Fjala është për shkrirjen e tipareve të qenieve mitologjike në këto figura. Tiparet e tyre të mbinatyrshme dalin shpesh si elemente themelore e me shumë kuptim, që sigurojnë fitoren ndaj armiqve.Kreshnikët janë trima me fuqi mbinjerëzore. Ata paraqiten me veti sa hyjnore, aq edhe tokësore. Heronjtë e eposit shqiptar, në thelbin e tyre ngjajnë më shumë me perënditë pagane të periudhës greko-romake, por ngjajnë edhe me kalorësit trima të mesjetës. Fakti që eposi shqiptar qëndron midis dy tipave të eposeve flet për kohën e ndërmjetme të formimit të tij, e cila duhet të gjendet midis antikitetit dhe Rilindjes Evropiane, por nuk mund të përcaktohet saktësisht.Kulti i diellitNë Ciklin e Kreshnikëve, dielli e hëna marrin pjesë aktive në drejtimin e ngjarjeve.Bjeshkët e diellit janë vendet ku veprojnë kreshnikët. Në martesën e Halilit, dielli e hëna bashkë me orët, zanat e zogjtë e malit, ndihmojnë kreshnikun për të realizuar qëllimet e tij: Po thot dielli: “A ndorja e eme!”Ka than hana: “A ndorja e eme”!Kanë thanë orët: “A ndorja e jonë!”Zot a flet dhija në mal!Ça ka qitun e kam thanë?– Sa të bajë dritë ka ndoren dielli, T’errmen natë, ka ndoren hana,Armët e brezit ja rue Zana!179

