Page 182 - Demo
P. 182
Kulti i diellit në epikë e ka origjinën në besimet e lashta pagane, ku dielli adhurohej si burim jetese, shëndeti e pjellorie, si mbrojtës e dobiprurës.Kulte të tjera të natyrësNë kultet e natyrës hyjnë edhe kulti i gurit, i shpellave, i shkëmbinjve, i maleve, që zënë një hapësirë të madhe në mitologjinë shqiptare. Kulte të tilla zënë një hapësirë të madhe edhe në mitologjinë shqiptare, edhe në Ciklin e Kreshnikëve.Në ciklin verior shfaqet kulti i bjeshkës, i pyllit dhe i gurit; bjeshka është vetë dheu, grabitjet dhe luftërat bëhen për kullota dhe bagëti. Pylli dhe bjeshkët kanë hyjnitë e tyre mbrojtëse. Në disa prej këngëve legjendare shihen gjurmë të tabusë dhe të paprekshmërisë së natyrës. Në njërën prej tyre, në fund të bëmave kreshnike, dy vëllezërit grinden për nusen e re që kanë grabitur në pyll dhe vetëm kur janë duke mbetur të dy pa jetë, nusja u thotë se ishte zanë e pyllit.Kulti kalorësiak Haset gjerësisht edhe në Eposin e Kreshnikëve, si një përbërës i rëndësishëm i tij.Përkimet e këngëve tona me eposet mesjetare evropianoperëndimore ndërlidhen sidomos me këtë kult, që është mjaft i pranishëm në këngët tona kreshnike. Thuajse në çdo këngë të Ciklit të Mujit dhe të Halilit, ky element është i pranishëm dhe ka një funksion të caktuar.Veprimet dhe bëmat në Epos përgjithësisht janë të lidhura me kalorësit dhe kuajt.Nuk bëhet thuajse asnjë veprim, ku kuajt dhe kalorësit të mos jenë bashkë dhe të mos ndihmojnë njëri-tjetrin. Secili trim ka kalin e vet; kuajt e trimave nuk janë kafshë të zakonshme. Të zotët e tyre flasin me ta sikur ata të ishin qenie njerëzore. Kuajt kuptojnë gjithçka që u thonë të zotët. Në rapsoditë tona, rrëmbimi i kalit të kreshnikut bëhet shkak për dyluftim. Një kreshnik i fuqishëm ka patjetër edhe një kalë të fuqishëm.Kreshnikut i rrëmbehet kali pasi ky përbën pikën e tij më të fortë. Muji nuk mund të luftojë kurrë me një kalë që s’është i tij, sepse vetëm kali i tij është i aftë të përballojë bëmat e të zotit. Kali është një krijesë po aq e jashtëzakonshme sa kreshniku. Ai nuk mund të durojë mbi shpinën e tij tjetërkënd përveç të zotit.Si në ciklet e tjera evropiane, edhe në Ciklin e Kreshnikëve heronjtë kanë një lidhje të veçantë me armët e tyre. Ata përdorin armë të vjetra si: topuzi, mëzdraku, shtiza e helmatisur, shigjeta etj., të cilat dëshmojnë dhe njëherë lashtësinë dhe veçantitë e këtyre këngëve. Por, në një pjesë të rapsodive përmenden edhe armët e zjarrit, të cilat duhet të jenë futur në këngët pas pushtimit osman.1. Në ç’mjedis u krijuan këngët e Ciklit të Kreshnikëve? 2. Çfarë cilësish i karakterizojnë këngët e kreshnikëve?________________________________________________________________3. Cilët janë karakteristikat e artistëve-rapsodë?S T U D I M T E K S T I 180

