Page 183 - Demo
P. 183
4. Kujt i drejtohen rapsodët në vargjet e para të këngëve të mëposhtme dhe pse? Përse rapsodët kishin një status të veçantë shoqëror?Martesa e HalilitLum për ty, o Zot o i lumi!Fort po shndrit ai diell e pak po nxeÇ’po e rreh era, rrapin e Jutbinës!Martesa e MujitTë lumt na për t’madhin zot, qi s’jem’ kenë e zoti na ka falë! Dritë ka dalë e dielli ka ra. Ça ka ba Gjeto Basho Muji?Omeri i riLum e lum për t’lumin ZotNu’jemë kanë e zoti na ka dhanëKur ish’kanë nji plak i moçëmMashkull n’votër s’i ka mbetë.5. Çfarë kuptojmë me termat: bardë, zhonglerë dhe trubadur?bardë _________________________________________________________________zhonglerë ______________________________________________________________ trubadur ____________________________________________________________6. Pse këngët e letërsisë gojore krijohen e përcillen nga individi, por marrin karakter kolektiv?7. Cilat janë figurat kryesore mitologjike të Ciklit të Kreshnikëve? Cili është roli i tyre dhe ç’vend zënë ato në tërësinë e ciklit? 8. Cilat kulte shfaqen në Ciklin e Kreshnikëve? 9. Dalloni elemente që dëshmojnë lashtësinë dhe veçantitë e këngëve të Eposit të Kreshnikëve.10. A janë të ngjashëm heronjtë e Eposit të Kreshnikëve me heronjtë e eposeve të tjera evropiane? Argumentoni mendimin tuaj.Heronjtë e eposeve të tjera evropiane Heronjtë e Eposit të Kreshnikëve11. Me kë ngjasojnë më shumë heronjtë e eposit shqiptar?____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________12. Gjeni në vargjet e mëposhtme elementet që i japin veprës karakterin epik legjendar.Po thot dielli: “A ndorja e eme!”Ka than ha: “A ndorja e eme”!Kanë thanë orët: “A ndorja e jonë!”Zot a flet dhija në mal!Ça ka qitun e kam thanë?Sa të bajë dritë ka ndoren dielli,T’errmen natë, ka ndoren hana,Armët e brezit ja rue Zana!Detyrë:1. Cilat janë pikëtakimet kryesore të eposit shqiptar me eposet e tjera evropiane? Sillni shembuj që dëshmojnë se eposi ynë, krahas karakteristikave origjinale, ka edhe elemente të ngjashme me eposet e tjera evropiane.181

