Page 184 - Demo
P. 184
Kënga e Gjergj Elez Alisë është këngë epike legjendare, prandaj në tregimin e ngjarjes zë vend të rëndësishëm e jashtëzakonshmja. Megjithatë, realiteti dhe e vërteta e jetës janë baza e saj. Duket qartë se tema e kësaj kënge është qëndresa e malësorëve kundrejt sulmeve të feudalëve të huaj që përpiqeshin të depërtonin në malësi e të vendosnin aty sundimin e tyre. Kënga e trajton këtë problem në thellësi, duke na çuar te mesazhi se liria, nderi e dinjiteti mbrohen me armë, me gjak e sakrifica. Kjo rapsodi ka një thurje të përsosur të elementeve të saj dhe ngre probleme të rëndësishme për shqiptarin.Misioni i trashëguar nga të parët për mbrojtjen e gjithçkaje autoktone i jep heroit energji mbinjerëzore.CIKLI I KRESHNIKËVE Gjergj Elez AliaTrim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!Qe nand’ vjet nand’ varra1 në shtat m’i ka!Veç nji motër nat’ e ditë te kryet,Ja lan varrat me ujt e gurrës2 nandvjeçe,5 Ja lan varrat me ata lott e syve,Ja terë3 gjakun me ata flokët e ballit,Shtatin vllaut ja shtërngon m’ruba4 të nanës,N’petka5 t’babës trupin ja hijeshon,Armët e brezit ja rendon mbi krye!10 Sa herë trupin motra p’e tërnueke6,Dhimbn e varrëve vllau krejt e harrueke,Dhimba e motrës dekun n’tokë e lëshueke! dalë zani e paska marrun dhenë,Se ‘i baloz7 i zi â dalë prej detit.15 Trim i prapët e belagji8 qi ish’ kanë,Ja ki’ qitun dheut nji rreng9 të randë:“Tim për tim10 kah nji dash të pjekun,Tim për tim kah nji vashë me ja djergun11,Ditë me ditë kah nji kreshnik me premun,20 Javë për javë kah nji krahinë me djegun!”Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhë,Me lot faqet trimit m’iu kanë mbushë.Erzi12 i shpisë qysh lshohet n’dorë t’balozit?!Ja ka nisë e motra e po bërtet,25 Krejt me lot Gjergjin p’e loton:– Po qysh mordja13, o vlla, me na harrue?Nanë e tatë kah kalben për nan bli,Trupi i vllaut vorrue qe nandë vjet në shpi,Trupi i motrës n’dorë t’balozit t’zi?!30 Qysh s’u shemka kulla me na xanë,Qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranë14,Me t’pshtue erzin, mori e zeza nanë!Dy copësh zemra djalit iu ka da,Dy sytë në ballë motrës ja ka lshue,35 Dy rigë15 lot për faqe te i kanë shkue.Dy fjalë kullës djali ja ka fjakrue16:– He, ju u nxisha, mori sarajet17 e mija,Me lymashk18 u mbloshi n’fund e n’krye,Brevë19 e gjarpën paçi motër e vlla,1plagë. 2burim uji.3ia than.4shami koke.5veshje.6ndërron veshjet.7figurë mitologjike: përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti e bënte të këqija.8ngatërrestar.9dredhi, këtu: mundim.10tym për tym, shtëpi për shtëpi.11sjell (djerg: fjalë e vjetër shqipe e dokumentuar që te Meshari i Gjon Buzukut).12nder.13mortja, vdekja.14këtu: grumbull gurësh të mbetur nga një mur.15curril, vijë e hollë uji.16flakëruar, hedhur.17kullat, shtëpitë.18lëmyshk, myshk.19Gjarpër johelmues që e mbyt gjahun, duke iu mbështjellë rreth trupit e duke e shtrënguar fort.182

