Page 185 - Demo
P. 185
40 Pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!– Jo, more vlla, lum motra, i ka përgjegjë,T’ka lodhë jermi20 e s’po di ç’je kah folë;Se përjashta shi nuk asht tuj ra,Sytë e motrës po t’pikojnë, more vlla!45 Qatherë Gjergji dorën ja ka shtërngue,Mirë po e limon21 me ato duert e shtatit,Mirë po e kqyrë me ata dy sytë e mallit!Kurr ma thekshim22 djali s’i ka folë:– Amanet, mori motër, pse po kan?50 Zemrën dysh, mori motër, pse ma dan?Qe nandë vjet, qi trupi â tu m’u kalbë,Gjergji i yt tjetër pushim nuk ka,Veç si gjethi i ahit n’log23 t’shullanit24.A thue s’pate me ngranë e me pi?55 A t’la keq ty vllau për veshë e mbathë?A mos t’u randue, ndoiherë, me fjalë,Motërzezës vllau me iu mërzitë,Huj25 për burrë ndoshta qi me t’ra?Sa mirë motra vllaut po m’i përgjegjë,60 Dorën e vllaut tu balli e paska vndue26:– Amanet ku je, mori njomzëja27 e ahit28,Po a kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue29?Hisha30 gjallë në dhe, n’t’u martue motra!Mjaft kam pasë, o vlla, me ngranë, me pi,65 Mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë,Kurr ma randë se sot ti folë nu’ m’ke!Tjetër babë nuk kam, as tjetër nanë,Amanet, more vlla, mos me m’pasë randë,Për nji dert31 qi sot po due me t’kajtë!70 Qysh s’u njom ky shtat qe nandë prendvera!Si s’u mkamb32 ky trup me dalë tu dera!Si s’u tha kjo motër, thafta-e vera.Po un balozit qysh i shkoj tu dera?Braf në kambë por djali konka33 çue.75 – T’e marrsh gjogun, motër, të mejdanit,Fill n’gjytet34 me te, motër, të m’bijshE t’më shkojsh tu nallbanprobatini35!“Falëmeshndet, thuj Gjergji të ka çue,Me ma mbathë me patkoj prej tumakut36,80 Me m’ja shti thumbat prej çelikut,Se n’mejdan balozit due me i dalë!”S’u gjegj gjogun37 vllathi38 me ta mbathë,Hypi atit, bjeri n’derë jaranit.E në sheher39 çika konka ra85 Edhe â shkue tu nallbanprobatini.– Puna e mbarë të kjoftë, more kumbar!– Të mbarë paç, ti mori vasha e largë!– Falëmeshndet ty Gjergji të ka çue,20kllapi, përçartje.21lëmoj, këtu: përkëdhel.22thekshëm (mallëngjyeshëm, që të ther në zemër).23shesh i vogël.24shullë (vend që e zë dielli mirë e që nuk e rreh era).25dëshirë.26vendosur.27filizi.28ahut.29këtu: lodhur, munduar.30hyfsha.31brengë, shqetësim.32mëkëmb (ngrihet në këmbë pas një lëngate).33qenka.34qytet.35fjalë e përbërë nga temat \thundrake me potkonj) dhe \shokët e ngushtë, të rinj a burra, që pinin nga një pikë gjak prej njëri-tjetrit dhe bëheshin si vëllezër).36përbërje metalike e bronzit të përzierë me ar.37kalë i bardhë.38vëllami, probatini.39qytet.183

