Page 187 - Demo
P. 187
Se ktu i thonë-o Gjergj Elez Ali!140 E i kanë ba dy gjogat tim me timE n’topuz balozi e ka shinue51.N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,Përmbi kryet topuzi i ka fjurue,Dymbëdhetë pash m’ledinë52 u ngul topuzi,145 Dymbëdhetë pash përpjetë, si re, u çue pjuhni53.Atherë Gjergjit rendi54 te i ka ardhë.Sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë,Lik55 përmjet56 balozit te i ka ra! trandë57 fusha kur â rrxue balozi!150 Meiherë trimi shpatën ma ka nxjerrun,Kryet me neje58 trupit ja ka damun,Zhag59 për kambet trupin e ka ngrehun,Me gjithë at m’nji bunar60 e ka mbytun,Të tanë lumën gjaku e ka tërzue61,155 Për tri vjet krejt vendin e ka qelbun.Qatherë trimi â nisë me dredhë tu shpijaEdhe shokët të gjithë m’i ka bashkue:– Pa ndigjoni, more shokët e mij!Falë u kofshin sarajet e mija!160 Falë u kofshin tanë paret e mija!E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë!Amanet motra e Gjergj Elez Alisë!Edhe shtatit trimi i paska dhanun,Motërzezën ngrykas kesh me e marrun,165 Të dy zemrat priherë, por janë ndalun,Vlla e motër dekun paskan ramun!Kurkuj shpirti ma mirë s’i ka dalun!Gjamë të madhe shokët qi m’i kanë ba!Po ja çilin nji vorr bukur të gjanë,170 Vlla e motër ngrykas për me i xanëE ‘i muranë të bukur e kahë mbarue,Vlla e motër kurr mos me u harrue.E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnë tu kryet,Zogu i verës gjithmonë me pushue.175 Kur ka nisun mali me dushkue62, ndalë qyqja n’muranë t’vorrit t’ri,Ka gjetë blinin të tanë degash tha.Ka flurue përmbi ‘i saraj të zi,Ka gjetë kulmin të tanë shembë për dhe.180 M’nji prezor63 si m’paska hypë,Ka përbe64 shtegtarin kah po shkon:– Amanet, more shtegtari i malit!N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkën65 me e pushue.N’kofsh tu kajtë66 ksajt, gjamën67 për me e xanë!185 Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë,Kah verova gjithkund vrri68 e n’vrri,Kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,Kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!51shënuar, goditur.52lëndinë.53pluhuri.54radha.55mu (drejt e në).56mes për mes.57këtu: trondit.58nyje, gunga.59zvarrë.60pus.61trazuar.62dushkohet: mbushet me gjethe të reja, gjelbëron.63dritare.64e ka bërë të betohet, të zërë be.65këngën.66duke qarë.67vajtim me britma që kryhet nga burrat.68vërri: vend i ulët që nuk e zë era, vend i ngrohtë.185

