Page 188 - Demo
P. 188
1. Ku bën pjesë kënga e Gjergj Elez Alisë? Për çfarë luftojnë heronjtë e saj? 2. Cili është pozicioni i rrëfimtarit? Dalloni rastet kur përveç rrëfimit, ai shpreh dhe qëndrimin e tij.3. Cilat elemente të tekstit vërtetojnë se kënga e Gjergj Elez Alisë është e vjetër? 4. Gjeni detajet që ndërtojnë kontekstin në aspektin: historik; _________________________________________________________kulturor; _________________________________________________________5. Nënvizo, në tekst, mjete gjuhësore që ndihmojnë në karakterizimin e periudhës, së cilës i përkasin këto këngë.Lokucione pasthirrmore ___________________________________________Fjalë krahinore __________________________________________________Mënyra e foljeve _________________________________________________Rendi i fjalëve në fjali _____________________________________________Apostrofat ______________________________________________________Emërtime të profesionit ____________________________________________Përsëritjet _______________________________________________________Shpjegoni si arrijnë këto mjete të përmbushin funksionin e tyre në këngë.6. Rrëfeni me fjalët tuaja subjektin e këngës. Cili është konflikti bazë që trajtohet në vepër?7. Përcaktoni temën e këngës dhe motivet e saj kryesore.8. Cilat janë problemet shoqërore që shfaqen në këtë këngë? 9. Identifikoni detaje që karakterizojnë personazhet. Klasifikojini sipas rolit që kanë.Personazhe kryesore Personazhe ndihmëse10. Analizoni karakterin psikologjik të personazheve të këngës dhe marrëdhënien midis tyre.11. Një nga mjetet stilistike është pyetja retorike. Dalloni rastet e përdorimit të saj dhe shpjegoni nëntekstin e tyre.12. Cili është funksioni i përdorimit dhe përsëritjes së numrit 9 në vargjet e para të këngës?13. Në figurën e Gjergj Elez Alisë, dalloni dhe shpjegoni tiparet e kultit të heroit, duke e krahasuar këtë personazh edhe me heronj të tjerë të cikleve evropiane.14. Veçoni në tekst figurat stilistikore dhe shpjegoni funksionin e tyre.15. Përcaktoni se cili është mjeti stilistik i përdorur në vargjet e mëposhtme. Shpjegoni funksionin e përdorimit të tij.Ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçe,Ja lan varrat me ata lott e syve,Ja terë gjakun me ata flokët e ballit,16. Shpjegoni përse autori thekson se motra:Shtatin vllaut ja shtërngon m’ruba të nanës/ N’petka t’babës trupin ja hijeshon.Si jepet lidhja mes bijve dhe prindërve që nuk janë më në jetë?Detyrë1. Analizoni fundin e këngës duke u përqendruar në shënjuesit kryesorë të tragjizmit si: përmendorja e dashurisë, zakonet mortore, gjama, murana, varri i përbashkët, pema mbi varr etj.S T U D I M T E K S T I 186

