Page 189 - Demo
P. 189
NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI Gjergj Fishta“Lahuta e Malcis” dhe “Cikli i kreshnikëve” Lahuta është vegël muzikore popullore e përdorur kryesisht në Shqipërinë e Veriut, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ajo përbëhet nga një kupëz e drunjtë në trajtë vezake të mbuluar me lëkurë, që quhet shark, ka një bisht jo shumë të gjatë, në të cilin janë të pikturuara figura të ndryshme dhe një tel ose qime kali, që luhet me një hark të përkulur.Harku i lahutës ndërtohet nga degët e drurit të thanës të tërhequra me qime nga bishti i kalit. Trupi i saj përbëhet nga kasa e drurit dhe lëkura mbështjellëse e kasës, e cila zakonisht është lëkurë keci.Poema epike “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës është vazhdimi më i mirë i traditës epike që vjen nga modeli që ka krijuar “Cikli i kreshnikëve”. Lidhja mes veprës “Lahuta e Malcis” dhe krijimtarisë popullore në letërsinë shqipe është lehtësisht e dallueshme.Fishta e titulloi veprën e tij duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të lahutës në jetën e malësorëve. Me këtë vegël muzikore këndohej “Cikli i Kreshnikëve”.Ashtu si malësori, edhe Fishta me veprën e tij letrare donte t’i këndonte me lahutë vendit të tij, betejave e fitoreve, trimave, nderit, besës. Në marrëdhënien mes letërsisë popullore dhe letërsisë autoriale të Fishtës ndodh që të shkrihen kufijtë përkatës. Fishta e vlerësonte dhe e çmonte shumë folklorin, sepse siç ka shkruar: Folklora asht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; àsht rrasa e mermerit, me të cillën historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujve; àsht cehja e pashterrshme e gjuhsis e letërsisë komtare. “Folklorën”, po do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historin e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhe pa tè komi jetë nuk ka; “folklorës” do ti sillesh, po deshte me shtue pasunin e gjuhës me fjalë të përmvetsueme, me frazeologji shprehsore, me shembulltura të gjalla e dramatike; në “folklorë” prap ke me ndeshtë me type ma të nalta, me karaktere ma të forta, e me motive mà t’ardhuna e të përkueshme për zhvillimin e leteratyrës komtare. Për Fishtën, letërsia popullore mbetet një burim i padiskutueshëm për krijimin e karaktereve dhe për njohjen e psikologjisë së kombit, të gjurmëve historike, të modeleve gjuhësore. Për krijimin e eposit “Lahuta e Malcis”, poeti u mbështet gjerësisht në krijimtarinë popullore, të cilën e mori si model për krijimet e tij autoriale. Në krijimet e vargjeve të veprës së tij, Fishta mori parasysh jo vetëm lexuesin, por edhe dëgjuesin. Në këtë mënyrë, ai i parashikoi që ato të përcilleshin gojarisht si krijimet popullore dhe ashtu ndodhi. Këngët e veprës “Lahuta e Malcis”, dëgjoheshin, mësoheshin përmendësh dhe përcilleshin gojë më gojë, si këngët e kreshnikëve. Fishta shfrytëzoi teknikat e krijimeve popullore për mundësimin e memorizimit të vargjeve. “Lahuta e Malcis” është tregues i mënyrës së kalimit të shprehjes së folur në atë të shkruar. Ai mori nga krijimet letrare popullore vargun tetërrokësh, ligjësitë e gjuhës së folur, strukturën e mesazhit artistik dhe krijoi një epope kombëtare. Fishta zgjodhi tetërrokëshin duke vlerësuar aftësinë që ka ky lloj vargu për t’u përshtatur në subjekte të ndryshme letrare. Poeti zgjedh t’i japë vargut kadencë ngjitëse, ndaj vargjet e epikës së tij kanë më shpesh rimë fundore. Në eposin e tij, Fishta përdori formulësime tipike për krijimet popullore. Ai u nxit veçanërisht nga figuracioni letrar i krijimeve popullore prej nga shpesh mori krahasimet, epitetet, hiperbolat, metaforat etj. Gjuha e Fishtës e përpunon dhe e përcjell këtë figuracion të pasur edhe si dëshmi të traditës letrare, edhe si risi.Leksiku i krijimeve të Fishtës dëshmon pasurinë tonë të madhe gjuhësore. Jo rastësisht Fishta është quajtur përmendore e gjallë e gjuhës shqipe. Leksiku që përdor poeti 187

