Page 19 - Demo
P. 19


                                    Ndarjet e folklorit FOLKLORI DHE FOLKLORISTIKAFolklori është një lloj i veçantë i artit, me ligjësitë dhe specifikat e veta. Krijimtaria folklorike përfshin prozën popullore, poezinë gojore dhe folklorin dramatik, ku proza dhe poezia kanë vendin kryesor. Mënyrat e ndryshme për shprehjen gjuhësore të mendimit estetik dhe funksioni i ndryshëm shoqëror dhe artistik i tyre përbën kriteret bazë të ndarjes në prozë dhe poezi folklorike. Për lehtësi studimi folklori ndahet në lirikë, epikë dhe dramatikë. Ndarja e krijimeve folklorike sipas letërsisë së kultivuar është konvencionale1. Në disa krijime folklorike mbisundon fryma lirike, në të tjera fryma epike, por nuk mund të flitet për gjini lirike, epike ose dramatike si në letërsinë e kultivuar. Lënda folklorike nuk pranon ndarje me thikë. Ka krijime të ndryshme që paraqiten të ndërmjetme, me tipare e karakteristika të dy a më shumë llojeve folklorike, pa i pasur të kristalizuara prerë e qartë tiparet e tyre. Për shkak të interpretimit subjektiv të këngës, e njëjta këngë në botime të ndryshme raportohet si baladë, si këngë epike legjendare a si këngë historike.FOLKLORI GOJORPROZË POPULLOREPOEZI GOJORE FOLKLOR DRAMATIKpërrallafabulalegjendagojëdhënaanekdotatregimi realistproverbagjëegjëzaEPIKA LIRIKA lojëra populloreskeçeargëtimekarnavaleshfaqje popullorepantonimaKëngë heroike legjendare Këngë historikeKëngët:- e lindjes- e dasmës- e dashurisë - e motmotit- e mërgimit- e punës- vajet- ninullatBalada Këngë legjendare- legjendare- realiste/historikemitologjike parahistorike me shtresime historike1 konvencion: marrëveshje, bashkëpajtim. Në letërsi është një mënyrë veprimi që pranohet gjerësisht si një marrëveshje e heshtur ndërmjet shkrimtarit dhe lexuesve (ose dëgjuesve) të tij për të pranuar disa liri dhe disa kufizime në paraqitjen e veprës.Proza popullore Poezia populloreËshtë në thelb rrëfimtare dhe tregimtare. Zotëron bota e brendshme shpirtërore, ndjenjat,përjetimet intime.Mungon melodia. Lind si tekst e melodi: vargjet këndohen.Praktikohet nga rrëfyesi për të tjerët. Praktikohet nga krijuesi edhe thjesht për “vete”.Krijimet në prozë dhe poezi krahas të përbashkëtave, kanë edhe të veçantat e tyre.Proza popullore dhe ndarjet e saj Sipas kriterit të së jashtëzakonshmes (në kufijtë e gjasës, të mundësisë apo të fantastikes), proza popullore ndahet në: përralla, legjenda, anekdota dhe tregime popullore realiste. Për fabulën ka dy mendime: i pari e sheh si një lloj të veçantë të prozës popullore, ndërsa grupi i dytë (studiues shqiptarë dhe të huaj) e fut te përrallat.Diskutim ngjall edhe përfshirja në prozën popullore e dy llojeve të tjera folklorike të ndërmjetme: fjalët e urta dhe gjëegjëza. Në bazë të kriterit formal (organizimit 17
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23