Page 190 - Demo
P. 190
është ai tipik i dialektit të trevave të veriut të vendit, p.sh.: lingë-këmbanë e vogël, pliroj-kur nxjerr gjak një njeri, lapure-shpat, nig-lloj mjegulle etj. Fishta në veprën e tij ka përdorur edhe shumë fjalë të përbëra, disa të marra nga krijimet popullore e disa të krijuara nga vetë ai, p.sh.: flokiriq, syzjarm, syxhixhë, gjakhupës, kaptinëmushka etj. Mjetet stilistike/figurat letrare. Në vargjet e Fishtës janë të shpeshta përsëritjet e fjalëve, aliteracioni dhe rima e brendshme, të cilat janë karakteristike për folklorin, p.sh.:- rima e brendshme:Kerrn Zagorja – re mizorja; Po shka, Zot, ka Mashi sot.- përsëritja e shpeshtë e fjalëve në krye të vargjeve (anafora);N’ at Vraninë mue sod me m’ dalë,N’ at Vraninë, m’ at t’zezë tërthore,- përsëritja e fjalëve në fund të vargut (inversioni); e ka çilë edh’ e ka këndue,tri herë rresht ai e ka këndue- përsëritja e fundit të vargut të parë në fillim të vargut të dytë (epanastrofa); Oso Kuka edhè u ndei gati,U ndei gati me i shkatrrue Shpeshtia e figurave të shqiptimit poetik krijon muzikalitet dhe gjallëri të dukshme në vargjet e Fishtës. Përsëritja e fjalëve, e vargjeve, rima fundore dhe e brendshme largojnë monotoninë dhe krijojnë harmoni mes vargjeve. Përshkrimi i ngjarjeve në përmasa të gjera, krijimi i tablove të mëdha, me shumë lëvizje, është tipik epik dhe ndërtohet mbi modelet e krijimeve që janë përcjellë gojarisht. Në krijimtarinë e Fishtës në përgjithësi e në “Lahutën e Malcis” në veçanti, del shumë i fortë kulti i shenjtëruar i traditës së të parëve, atdhetarizmi i tyre deri në flijim. Kulti i të parëve vjen nëpërmjet Burrit, Lekës dhe Kastriotit përmbledhtas me të parët tanë. Në të njëjtën mënyrë siç i kanë nderuar trimat në të shkuarën, me këngë, i nderon dhe Fishta heronjtë e tij në këngët e “Lahutës së Malcis”. Në veprën e tij përmenden e risillen mite, zakone, besime, doke që i përkasin traditës popullore shqiptare. Poeti rimerr motive tradicionale në mendësinë kanunore dhe i përshtat me mendësinë e kohës në të cilën shkroi. Në veprën e Fishtës ka tre lloj heronjsh: heronjtë historikë Oso Kuka, Marash Uci, Abdyl Frashëri etj.; heronjtë mitologjikë zanat, orët; heronjtë autorialë të krijuar nga poeti: Tringa, Patër Gjoni, Bec Patani e Rrushman Hasani etj. Mënyra e konceptimit të personazheve, realizimi i imazheve të tyre fizike, i veprimeve që ndërmarrin, i sjelljes ndërmjet tyre dhe me të tjerë, realizohet duke marrë si modele të padiskutueshme heronjtë e \vetëtima, dikush si kuçedër me shtatë kokë etj. Fishta e përdor gjerësisht lëndën mitologjike, duke krijuar personazhe mitike ose duke ndërfutur rrëfenja mitologjike. Në situata të rëndësishme për vendin, ai vë në lëvizje jo vetëm njerëzit, por edhe qeniet mitologjike. Zanat, orët, kuçedrat, dragonjtë, shtrigat e lugetërit që janë tipikë për mitologjinë ilire, janë shumë të pranishme në krijimtarinë e Fishtës. Ata kanë marrë funksion poetik të përcaktuar në “Lahutën e Malcis”. Herë jepen në ndërveprim njëri me tjetrin, herë në ndërveprim me njerëzit.188

