Page 191 - Demo
P. 191


                                    Pikëtakimet dhe dallimet në trajtimin e këtyre figurave Në “Ciklin e Kreshnikëve”, zanat dhe orët ndërveprojnë me njerëzit, i ndihmojnë në luftime, kujdesen për ushqimin dhe shëndetin e tyre. Fishta i përfshin edhe më tepër figurat mitologjike në ngjarjet që rrëfen në poemën e tij. Ato nxitin qëndresën, luftojnë me orët kundërshtare, marrin hakun e heroinave. Krahas orëve dhe zanave, një vend të rëndësishëm në poemë kanë edhe kuçedra, dragonjtë, floçkat e shtrigat, që krijojnë përmasën e shumësisë mitike dhe fantastiken në botën artistike të krijuar nga poeti. Shpesh, figurat mitologjike të krijimtarisë popullore i pasuron me informacione shtesë për cilësitë, vendndodhjen dhe misionin e tyre, p.sh. Fishta thotë se zanat dhe orët kanë qëllim jo vetëm që të mbrojnë trojet, por edhe që të zhvillohet, të përparojë, Shqipëria.Ndonjëherë, skena të tëra janë të ngjashme me skena të “Ciklit të Kreshnikëve”, p.sh.: kur vdes Tringa, Zana e Madhe urdhëron që t’i vijnë afër dy ujkonja që t’i bëjnë shërbime, ashtu siç ndodh edhe te Muji i plagosur.Personazhet historike dhe konteksti Ndryshe nga “Cikli i Kreshnikëve”, Fishta lartëson dhe himnizon bëmat e heronjve të kohës së tij: të Oso Kukës, Marash Ucit, Ded Gjo Lulit etj. Ai nuk flet për një të shkuar të largët, por më së shumti për një kohë të përcaktuar saktë, për ngjarje të njohshme si: Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londrës etj.PërfundimeFishta nuk kopjon, as nuk imiton në mënyrë të ngurtë, por ia nënshtron çdo gjë sistemit të tij krijues. Ai krijon mbi bazën e krijimeve popullore, por i zgjeron dhe i përpunon, duke iu përshtatur mendësisë letrare bashkëkohore.1. Çfarë qëndrimi mban Fishta kundrejt folklorit tonë kombëtar? Si e sheh ai letërsinë popullore? E kopjon apo e risjell nëpërmjet rimodelimit?2. Si shprehet Fishta për folklorin? (Perifrazoni me fjalët tuaja.)________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________3. Pse themi se vepra e Fishtës mbështetet në aspekte të ndryshme te krijimtaria gojore e në mënyrë specifike te “Cikli i Kreshnikëve”? Ilustroni me shembuj këtë mbështetje.4. Klasifikoni personazhet e dy krijimeve. Shpjegoni rolin e tyre dhe si janë konceptuar.S T U D I M T E K S T I 189
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195