Page 192 - Demo
P. 192


                                    Personazhet Lahuta e Malcis Cikli i Kreshnikëve5. Gjeni pika takimi të vargjeve të shkëputura nga Lahuta e Malcis dhe Cikli i Kreshnikëve. Vargje nga Lahuta e Malcis Vargje nga Cikli KreshnikëveNdihmò, Zot, si m’kè ndihmue! --------------------------------------E ti tash vjen ktû e na thue:Se n’ Shqypni nji djalë drangue,Qi per mbret e troje t’ vetaNuk i dhimbet gjâja as jeta,.............................................E kû i lypë besa e burrnija,Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,Kta mâ t’ parët jânë n’ fushë t’ mejdanit, Kta mâ të rrebët janë n’ballë t’dushmanit:Fort kerkova e s’ mund e gjeta…--------------------------------------ka nise gjokun m’e shilu’, i ven frenin prej floriniti ven shalen telatinit, ia shtrengon me tre kollanahidhe gjoku porsi Zana.Lum për ty, o Zot, o i lumi! --------------------------------Se ne t’parët nji kanu na kanë lanë: “Armët me dhanë përpara e mandej gjanë,Kurr balozit motrën mos m’ja dhanë, Për pa u pre n’at fushën e mejdanit! Por shtërngou, baloz, se t’ka ardhë dita, Se ktu i thonë-o Gjergj Elez Ali!Braf në kambë por djali konka çue.Se n’mejdan balozit due me i dalë!”----------------------------------------------Sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë, Lik përmjet balozit te i ka ra!Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë, Kah verova gjithkund vrri e n’vrri, Kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,Kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!6. Cili është konflikti bazë që trajtohet në dy krijimet? 7. Një nga veçoritë e krijimeve është integrimi i historisë me mitologjinë. Ç’funksion luan ky integrim? 8. Përse autorët u drejtohen figurave mitologjike në krijimet e tyre?9. Kujtoni nga klasat e mëparshme kuptimin e fjalës kreshnik. Për çfarë luftonin kreshnikët?- _________________________- _________________________- _________________________10. Po heronjtë e Fishtës për çfarë luftojnë? _______________11. Në ç’përfundim arritët? _______________________________________________Detyrë:1. Përzgjidhni një këngë apo lirikë nga veprat e Fishtës: “Lahuta e Malcis” apo “Mrizi i zanave” dhe nëpërmjet saj dëshmoni mbështetjen e autorit te “Cikli i Kreshnikëve”.190
                                
   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196