Page 193 - Demo
P. 193


                                    NDIKIMI I SHKRIMTARËVE NGA FOLKLORI KulshedraKy fragment është shkëputur nga kënga XVI “Kulshedra”, e poemës epike “Lahuta e Malcis”. Dragonjtë, pas një përleshjeje të fortë, kanë mundur Kuçedrën. Ata janë ulur në Bigën e Gimajve dhe po kuvendojnë. Në këtë skenë të mrekullueshme, Fishta tregon se si orët pasi kanë parë përleshjen, kujtohen se Dragonjtë janë të pangrënë. Ata janë shumë larg shtëpisë që gratë e tyre të gatuajnë për ta. Fishta përshkruan gatishmërinë dhe shpejtësinë e orëve, të cilat mbledhin ushqimin dhe u shtrojnë darkën Dragonjve e bisedojnë me ta. Ora e Shalës, eh shtoi, Zo’, vallet!Dalë e ndêjë m’ nji vetull mali, Atjè nalt dikû mbi Nicaj,Ajo luftën pà e paska,Qi Drangojt bânë me Kulshedren,M’ at kapë t’ Bigës, mbi atà thepa:Edh’ e mira fort âsht gzue, Kur kà pà e kà kundrue,Se Drangojt e ShqyptarisKeq shëmtuem e kan Kulshedrën:Se tri krena i kan gjymtue:Se ‘i gërmaz ia kan shporue; Shtatit krejt se e kan shkallmueE se n’ shpellë e kan ngujue,Tue i zânë grykën me ‘i buzë malit,mos me mûjtë mâ për s’ t’ gjallitMe damtuemun Dukagjinin.E kur pà kà ajo me sy,Se jânë ulë burrat e dheut,Për t’ pushuem e biseduem,Tuj u prrallë njani me tjetrin,Për shka psue kishin m’ at natë, Tri herë rresht xên e piskatë:Ndihet vigma m’ Qafë t’ Morinës:Kan ndie Orët e Dukagjinit,Nëpër shpella, kû ishin strukunPrej gazepi t’ asajë natë; Edhè çohen për ajri,Xhixha–xhixha tue xhixhllueE i a befin te Ora e Shalës,Motra e madhe e Dukagjinit.Kà marrë Ora edhè u kà thânë: A thue e dini a por s’ e dini,Se Drangojt e Shqyptaris:Atà i paçim, Zot! me jetë:E kan thye sonte KulshedrënTue luftue m’ at Bigë të Gimaj,Edhè n’ shpellë e kanë mutueMe nji shpat shkëpun prej malit,Mos me mûjtë me pshtue për s’ gjallit.Veç se shka? ofshe un e mjera!Atà darkë sonte s’ kan ngrânë; Para darkësh pse aty kan rrânë,E as s’ i kan nuset e veta,Qi aty bukën m’u a gatue,Edhe tryezën me u a shtrue,M’ kambë me u ndêjë gati me ujë.Ani prà, mori ju motra,Shpejt m’ u a ndreqë darkën Drangojve:Shpejt me korrë grunin ndër ara,Mirë m’ e shi e mirë m’ e blue,Mirë m’ e njeshë, mirë m’ e gatue:Me dalë n’ bjeshkë me mjelun sutat1,Me gjetë mjaltën nëpër zgavrra,E me zânë dy drêj të mâjmë,Me u a pjekë ferlikë në hèll. * * *Fluturim ato jânë çue,Veshun bardh e flokët zhvillue,Edhè befë kan m’ mâje t’ BigësKû Drangojt po kuvendojshin.Ora e Shalës, at herë, u â avitun,Qi edhè u thotë me t’ amel zâ:Mirë se u gjêjë, burra të dheut!Mirë se vjen e bukura e dheut!Mirë se vjen, e kah të kemi?1drenushë mali. 191
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197