Page 194 - Demo
P. 194
Ka’ u kè pri ktyne fisnikve?Po i përgjegjë Kapitan Lleshi.Se, mana’, ty t’ u ngjatët jeta!Un jam vetë ajo Ora e Shalës:Motër un me at Orë t’ Merditës2,Qi veron mbi bjeshkë t’ Mundelles3,Si ajo drita tuj ague:Kto janë Orët e Dukagjinit, E kem’ dalë m’ ket maje bjeshke,Për me u pà, me u njoftë me jue;Se zâ t’ madh për jue kem’ ndie,Se edhè e làt sonte ju nàm,Tuj e thye në luftë Kulshedrën, Qi me shue desht Dukagjinin.Jo qi lodhë, un thom, do t’ jini,Se edhe darkë ju ngrânë s’ do t’ kini:E ktû, po, âsht nji bjeshkë e naltë,Të tanë gùr e shkam i gjallë,Kû s’ gjên nieri shka me ngrânë:Pse as s’ i kini nust t’ueja,Qi jue darkën me u a ndrequn.E prandej na Orët e MaleveDarkën jue u a kem’ gatue: * * *At herë Orët u kan sjellë bukën;U kan vû ferlikët4 përpara,E u kan prû mjelcat5 me kjumshtë6: Kjumshtë me borë, dhâmin me t’ pi:Edhè mjaltë, sà kush kà dashtë:Mâ e mirë darka s’ndreqet n’ashtë.Gurrën nget kishin për bri,Gurrë si aklli e kjartë florî, Sa kush dotë aty me pi.Mbasi bukë trimat kan ngrânëJânë çue prap e dalë m’ njâ’ n ânëE po rrin tue bisedueMe njat t’ bukurën Oré të Shalës, Për kanû e pûnë urtije,E për besë e për pûnë t’ mikut,E për lufta qi u bânë motit:Për trimni të Gjergj Kastriotit:Për Drangoj e për Kulshedra: Për breshana7 e për gopedraEdhè folën mbi liri,Mbi liri e mbi Shqypni:Si Shqypnija do t’ dalë m’ vedi,Mos m’e urdhnue mâ as Krajli as Mbreti.Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Ora e Shalës e ka kundruar nga larg përleshjen e Dragonjve me Kuçedrën. Çfarë emocionesh i ngjall asaj përleshja e tyre?2. A ndërhyjnë Ora e Shalës në përleshjen mes Dragonjve dhe Kuçedrës? Pse është e shqetësuar ajo? Çfarë veprimi kryen?3. Orët janë figura të mitologjisë popullore shqiptare që përfytyrohen më së shpeshti si gra, vajza që u sjellin fat ose ndihmojnë njerëzit. Çfarë roli luajnë orët në këtë fragment të “Lahutës së Malcis”? A përputhet funksioni i tyre në këngën e Fishtës me funksionin që kanë në besimin popullor? 4. Kuçedra është figurë e përrallave popullore. Cili është funksioni i saj në përralla popullore dhe cili në këtë këngë të Fishtës? Si përshkruhet pamja fizike e saj në këtë fragment? Çfarë simbolizon ajo?5. Dragonjtë luftojnë me kuçedrën dhe e mundin. Ç'lloj figure janë dragonjtë: qenie mitologjike apo njerëzore?6. Kuçedra është shumë e fortë, por Dragonjtë e mundin. Si përshkruhet tabloja e përleshjes? Cilat janë elementet epike në përshkrimin e kësaj skene?S T U D I M T E K S T I 2Mirdita.3Bjeshkët e Mundellës.4mish i pjekur në hell.5enë ku mjelim qumështin.6me qumësht. 7pushkë me strall e me tytë të gjatë.192

