Page 196 - Demo
P. 196
KËNGËT HISTORIKE Tiparet dhe llojet e këngëve historikeKëngët historike zënë një hapësirë të gjerë në folklorin tonë dhe kanë ndikuar dukshëm në ngritjen e miteve tona historike. Në këtë grupim hyjnë ato këngë, të cilat u këndojnë ngjarjeve të caktuara historike, si p.sh.: betejave kundër forcave osmane, Lidhjes së Prizrenit, Shpalljes së Pavarësisë etj., ose figurave të njohura e të shquara të historisë së vendit, siç janë: Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, Çerçiz Topulli, Abdyl Frashëri, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka etj.Këngët historike si dëshmi për historinë Që nga antikiteti e deri në fillim të mesjetës, të kënduarit përbënte veprimtarinë më të rëndësishme dhe më të përhapur muzikore. Një nga funksionet kryesore të këngës gjatë kësaj kohe ishte dokumentimi. Përmes tekstit, melodisë dhe artistëve që e përcillnin, kënga bëri që luftërat dhe bëmat të jehonin në kohë dhe në hapësirë.Në tekstet e këngëve regjistroheshin përshkrime të detajuara të asaj që njerëzit përjetonin përmes ngjarjes, prandaj kënga për shekuj me radhë i shërbeu kujtesës historike. Qëllimi i krijuesve ishte që ajo të shpërndahej gojë më gojë, brez pas brezi, sikurse thuhet edhe në vargjet e mëposhtme:Lavd, o Gjergj, o Skënderbe dragoi,krahu yt çdo ditë-o u forcoftë,lavdit yt-o brez mbas brezi u kndoftë!Shpeshherë, folklori ka qenë mënyra e vetme për të mbajtur gjallë në kujtesën historike figura apo ngjarje të caktuara. Te këngët historike, melodia dhe fjala mund të funksionojnë si burim historik, duke qenë se përbëjnë një njësi të rëndësishme që buron nga vetë koha e ngjarjes. Këngët historike, ndryshe nga ç’mund të na ofrojnë dëshmitë e njerëzve të mbetur gjallë e që kanë qenë pjesëmarrës në ngjarje të ndryshme, nuk përcjellin kuptimin retrospektiv të individëve të caktuar, por përvojën e kohës së ngjarjes. Ato dëshmojnë marrëdhënien ndërmjet artit popullor dhe kujtesës historike.Gjithsesi duhet theksuar se e vërteta historike që ato përcjellin mbetet e pjesshme.Faktet reale këtu hiperbolizohen dhe përmbajnë ngjyresa të theksuara emocionale.Ato mund të shfrytëzohen nga historianët si materiale plotësuese të dëshmive historike.Këngët historike dhe këngët legjendareKëngët legjendare, siç e thotë edhe vetë fjala, janë këngë që thuren rreth një legjende.Në legjenda kemi një fakt real apo historik, i cili me kalimin e kohës merr përmasa legjendare. Mosha e këtyre këngëve është shumë e lashtë dhe shpesh vërejmë se ato i kanë humbur lidhjet me ngjarjen prej së cilës burojnë, p.sh.: mendohet se fabula e këngës së njohur legjendare të Ago Ymerit ka një bazë reale, edhe pse lidhjet me ngjarjen e vërtetë nuk janë të dukshme. Në këngët historike, lidhjet me ngjarjet dhe figurat historike janë të drejtpërdrejta, në to rrëfehet me të dhëna kohore (ndonjëherë 194

