Page 197 - Demo
P. 197
përmendet data e saktë e ngjarjes), me emra figurash historike dhe me toponime konkrete si në vargjet e mëposhtme:Më 28-NëntorMë këmbë u ngrit ShqipëriaIsmali Qemali në VlorëMe gjithë shokët e tijaÇ’i tha popullit me gojëPoshtë o shokë robëriaAjo që i lidh të dyja këto lloje këngësh, për sa i përket përmbajtjes, është fryma heroike e rrëfimit, ndërsa për sa i përket formës, ato kanë të përbashkët vargun mbizotërues tetërrokësh dhe strukturën në monokolonë.Në diskutimet mbi epikën legjendare dhe atë historike, një rast për t’u theksuar është ai i ciklit të këngëve kushtuar betejës së Kosovës së vitit 1389, ku forcat ballkanike të bashkuara nën një aleancë ushtarake të përbashkët luftuan me heroizëm kundër ushtrisë osmane. Ky cikël i shkurtër me të cilin nis epika historike, përbën “kufirin” midis këngëve legjendare dhe atyre historike.Cikli i betejës së Kosovës është i veshur me frymën legjendarizuese (përmbajtja dhe struktura e tij ngjasojnë me këngët e epikës legjendare), por aty për herë të parë shfaqen në vargje kufij të përcaktuar kohorë e hapësinorë, si dhe emra figurash historike pjesëmarrëse në ngjarje, si: Milush Kopiliqi, mbreti Llazar, Vuk Brankoviqi etj.Prej këtij pozicionimi të ndërmjetëm, këto këngë janë emërtuar nga studiuesit edhe si “këngë historike legjendare”.Këngët historike të periudhave të ndryshmeKëngët historike të luftërave kundër pushtimit osman janë ndër më të hershmet. Ato nisin me ciklin e këngëve të Betejës së Kosovës, vazhdojnë me këngët për Skënderbeun, me këngët për kryengritjet kundër osmanëve, për betejat e vazhdueshme dhe aktet heroike të shqiptarëve, me këngët kushtuar ngjarjes historike të Lidhjes së Prizrenit dhe figurave historike pjesëmarrëse në të.Në Prishtinë sulltani ka ndalueAty ishte trimi, Milush KopiliqiTi qi je or Milush KopiliqiA don armët ti me i dorëzue,Ja Kosovën krejt kam me farue?Thotë Milushi, – qysh po më thoni, vllazën?Kjo Kosovë, Murat, vdekjen ta ban dasëm!Këngë për Lidhjen e Prizrenit(Fragment nga Cikli për betejën e Kosovës)Këngët historike për Lidhjen e PrizrenitMjaft këngë të epikës historike popullore të çerekut të dytë të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX i referohen Lidhjes së Prizrenit dhe ngjarjeve që e pasuan atë.Dihet se Lidhja doli me një program të qartë, përmes së cilit kërkohej autonomia dhe më vonë shkëputja e plotë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Kështu, motivi i epikës historike të kësaj periudhe mbetet lufta kundër Turqisë. Këto këngë, ashtu siç e dimë edhe nga historia, na dëshmojnë se përpjekjet dhe kryengritjet për pavarësi 195

